EmailFacebookKontakt

Hapa përpara në dialogun ndërmjet të krishterëve

Hapa përpara në dialogun
ndërmjet të krishterëve
– Komiteti Qendror i Këshillit Botëror të Kishave,
merr vendime të rëndësishme mbi bazën e
dokumentit të Komisionit Special –
– Kontribut aktiv dhe i vlerësuar nga pjesëmarrësit
i Kryepiskopit Anastas gjatë punimeve-
Nga 26 gushti deri më
3 shtator, në Gjenevë u
mbajt mbledhja e KQ të
Këshillit Botëror të Kisha­
ve, në të cilën mori pjesë
si anëtar i tij edhe Fort-
lumturia e Tij Prof. Dr.
Anastasi. Punimet u zhvi-
lluan në mjediset e godi-
nës së KBK. Ato u para-
prinë, të dielën 25 gusht,
nga celebrimet në Lozanë,
për 75-vjetorin e komisio­
nit “Besim dhe Rregull”
Në ditën e parë të pu-
nimeve u mbajtën raportet
e Moderatorit, Arqiepi-
skopit armen Aram I, që u
përqendrua në sfidat e
kishave përballë mondializi-
mit dhe të Sekretarit të
Përgjithshëm të KBK,
Rev. Dr. Konrad Raiser, i
cili foli për nevojën e një
versioni të ri të lëvizjes eku-
menike, përshtatur me ne-
vojat e sfidat e reja. Puni­
met në ditët në vazhdim
ishin një alternim i temave
të diskutuara në seancë ple-
nare, si për problemet ekle-
zioligjike, racizmin, pro­
gramin, financat dhe di-
skutimeve mes delegatëve,
në grupe të vogla e më pas
para sallës. Mjaft interesa-
nte ishin grupet e punës, të
quajtura “padare”, ku u di-
skutua më konkretisht për
disa tema specifike, si për
mënyrën e vendimmarrjes,
problemet e rajoneve të
ndryshme, pjesëmarrjen në
KBK, evangjelizimin, kon-
fliktin izraelito-palestinez
etj. Ndërsa nëpër komisione
u analizuan të gjitha rapor­
tet e diskutimet, për të dalë
në ditët e fundit me propo-
zime për vendimmanje.
Çast mjaft i rëndësi-
shëm dhe që solli diskutime
të shumta dhe interesante,
ishte raporti i Komisionit
Special për marrëdhëniet
midis kishave orthodhokse
dhe Këshillit Botëror të Ki­
shave. Në fund, u vendos
krijimi i një komisioni per­
manent për shqyrtimin e
këtyre problemeve, ndry-
shimi i mënyrës së vendi-
mmanjes, nga ajo me votim
– në atë me konsensus, pro­
blemet e lutjeve të përba-
shkëta në veprimtaritë eku-
menike, mënyrën e re të
anëtarësimit etj.
Gjatë gjithë vepri-
mtarisë, Kryepiskopi
Anastas ishte pjesëmarrës
aktiv në diskutime dhe mjaft
nga propozimet e tij u apro-
vuan në dokumentet fina­
le. I tillë qe p.sh. propozimi
i amendamentit, që u apro-
vua më pas nga KQ, për
emërtimin dhe qëllimin e
Komisionit Permanent.
Mledhja u alternua me
veprimtari të ndryshme, si
p.sh. promovimi i librave, ku
veçojmë atë të autorit Xhim
Forest, me titull “Ringjallja
e Kishës në Shqipëri – Zë-
ra të të krishterëve ortho-
dhoksë” (lexoni në faq. 12)
etj., ndërsa të dielave pje-
sëmarrësit shpërndaheshin
për të celebruar në kishat
respektive.
Në fund, u morën një
sërë vendimesh, si për Ko-
misionin Permanent, pro­
blemet e financave e pro­
gramin e ardhshëm, për po-
zicionin e KBK ndaj pro­
blemeve të ndryshme në
Azi, Afrikë apo Amerikë
Latine etj. U ngrit edhe një
komitet seleksionimi që do
merret me përzgjedhjen e
kandidaturave për Sekreta-
rin e ri të Përgjithshëm dhe
u vendos që Asambleja e ardh-
shme e KBK, në vitin 2006,
do të mbahet në qytetin
Porto Alegre, të Brazilit.