EmailFacebookKontakt

Që çdo kishë anëtare ta ndjejë veten plotësisht pjesëmarrëse

Që çdo kishë anëtare ta ndjejë veten plotësisht pjesëmarrëse
– Intervistë me Aleksandër Belopopskin, drejtorin për Evropën, në Këshillin Botëror të Kishave –
– Ç’mendoni për punën e
Komisionit Special, si u rejlektua
puna e tij në punimet e Komitetit
Qendror të Këshillit Botëror të
Kishave dhe perspektivat që ai
hap?
– Komisioni Special mendoj se
ka qenë vërtet një nga nismat më
të rëndësishme në historinë e re të
KBK. Ai u krijua në një kontekst
krize, pas apelimit të Kishave
Orthodhokse për një reformim të
Këshillit Botëror të Kishave, re­
formim i cili do të krijojë mundësinë
që orthodhoksët të kenë një rol më
aktiv e më qendror.
Nuk ishte e lehtë për KBK t’i për-
gjigjej këtij apeli urgjent, porkur Ko­
misioni Special nisi punën, ky ishte
një nga proceset më të rëndësi-
shme në dekadat e fundit. Ai mblo-
dhi së bashku disa nga teologët më
të shquar nga të dy palët dhe cilësia
e punës së bërë ishte impresionuese.
Propozimet që komisioni i
paraqiti Komitetit Qendror ishin një
lloj kompromisi, ose më mirë të
themi, një lloj balance, midis intere-
save dhe pritjeve të ndryshme nga
Kishat pjesëmarrëse. Por, propozi­
met kyçe, në disa çështje sjellin
ndryshime vërtet themelore në
punën e KBK, siç është problemi i
lutjes së përbashkët, reformimin e
anëtarësisë dhe sidomos ndryshimi
i mënyrës së vendimmarrjes.
Në mënyrën si reagoi KQ ndaj
këtij raporti, gjëja e parë ishte se
ata që nuk kishin marrë pjesë në
procesin e Komisionit, kishin
vështirësi të kuptonin dhe ndanin
atë që ishte arritur, duke shprehur
dyshime për disa nga propozimet
e bëra, por, sidoqoftë, unë u impre-
sionova nga fakti se të gjithë disku-
tantët, i prekën çështjet me shumë
seriozitet dhe impenjim. Madje dhe
ata që në fillim ishin kundër disa
aspekteve, patën vullnetin të dë-
gjojnë dhe të ndryshojnë mendje.
Dhe në Kind, gjithë propozimet the­
melore u aprovuan.
Duhet thënë se edhe orthodho-
ksët nuk ishin gjithmonë unanimë
në pozicionet e tyre, duke reflektu-
ar këndvështrimet e ndryshme mi­
dis tyre dhe sidomos, mes atyre ki­
shave që përbëjnë shumicë në ven-
det e tyre dhe kishave minoritare,
që jetojnë në një kontekst multife-
tar dhe dialogu. Kishat Orthodhok­
se, që i kërkuan KBK të ndërmerrte
reforma, morën përgjigje për disa
nga pikat dhe tani çështja është që
ato të trajtohen seriozisht dhe të
punohet që mbi bazën e tyre, të
ndryshohet stili i punës i Këshillit
Botëror të Kishave.
Kjo nuk është një fitore vetëm
për orthodhoksët apo vetëm për
protestanët, por Komisioni Special
është një fitore e arritur me vë-
shtirësi për gjithë lëvizjen eku-
menike dhe KBK, sepse hap një

derë të re në të ardhmen dhe krijon
një model të ri marrëdhëniesh.
– Komisioni Special do të
transformohet në një Komision
permanent. Cilat do të jenë
detyrat e tij?
– Gmpi ekzekutiv i Komisionit Spe­
cial, një grup i vogël prej 14 perso­
nash, gjysma orthodhoksë e gjysma
protestantë, do të jetë një komitet i
veçantë. Qëllimet e tij duhen saktë-
suar, por mandati nismëtar i tij është
të monitorojë e mbështesë pjesë-
marrjen orthodhokse në Këshillin
Botëror të Kishave dhe të imple-
mentojë vendimet e marra.
Kryepiskopi Anastas i Shqi-
përisë, propozoi një amendament
për këtë komitet, për t’i dhënë atij
emrin “Komiteti për konsensusin
dhe bashkëpunimin”, amendament
i cili u pranua nga Komiteti Qen­
dror. Madje, ideja e tij ishte që ky
organizëm i ri të jetë shumë më te-
për se një komitet për përfshirjen
orthodhokse. Kështu, ai mund të
jetë një komitet që të krijojë mundë-
sinë që çdo kishë anëtare ta ndjejë
veten plotësisht pjesëmarrëse, në
respekt të identitetit të saj.
– U fol mjaft për problemet
ekonomike të KBK. Si do
reflektohen ato në programet që
zbatohen në vendet e ndryshme,
si p.sh. në Shqipëri?
– Ka një krizë të rëndësishme
financiare. Gjëja e parë që duhet
të thuhet është se ka një krizë ndër-
kombëtare. Ajo është një krizë që
prek në veçanti kishat pjesëma-
rrëse, që kontribuojnë dhe kështu
reflektohet me nevojën për të bërë
shkurtime në fonde e personel.
Këto gjëra do saktësohen në muajt
e ardhshëm, por shpresoj që kjo
s’do të thotë një reduktim në pro­
gramet themelore të KBK.
Në Shqipëri, si në vende të tjera,
Këshilli Botëror i Kishave ka qenë
mjaft aktiv në mbështetjen e ri-
ngjalljes së kishës suaj, në periudha
mjaft të vështira, duke kontribuar
në veprën e saj sociale, me anën e
disa programeve edukimi, si dhe
për rininë. KBK nuk është donatori
në këtë veprimtari, por organizon
dhe lehtëson një solidaritet ndër-
kombëtar (kështu dhe në vende të
tjera). Për këtë, veprohet duke bërë
bashkë organizata e agjenci të ndry­
shme, që të punojnë tok me kishat
lokale për projekte të përbashkëta.
Ndaj nuk ka ose nuk mendoj se do
të ketë ndalim në këto programe.
Intervistoi: Th. Dhima