Në kuadrin e ngritjes së
nivelit profesional, Zyra Ko-
ordinuese e Përkujdesjeve Ditore
organizoi një trainim 5 – ditor për
edukatoret dhe ndihmësedukatoret
e 12 përkujdesjeve ditore. Seminari
u mbajt nga data 9-14 shtator, në
mjediset e Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit” në Shën
Vlash, Durrës. Tema e këtij traini-
mi ishte “Dhuna dhe ndikimi i TV
tek femijët”.
Shën Vlash, Durrës
Seminar për ngritjen
profesionale të edukatoreve
Në trainim morën pjesë 44
edukatore dhe ndihmësedukatore
nga 12 qytete ku janë hapur
përkujdesje ditore të Kishës.
Trainimi u sponsorizua nga
Fondacioni hollandez “Edukans”,
nëpërmjet Zyrës “Shërbimi i Da-
shurisë” të Kishës sonë. Temat e
trainimit u zhvilluan nga Qendra
Multidisiplinore për Problemet e
Keqtrajtimit të Fëmijëve.
Në këto 5 ditë trainimi, iu ku-
shtua rëndësi e veçantë edhe pra-
ktikës pedagogjike. Në këtë semi
nar u soil përvoja e kopshteve të
huaja. Po kështu, u shkëmbye
përvoja midis vetë edukatoreve të
kopshteve të ndryshëm.
Trainimi ishte një nga për-
pjekjet që bëhen për realizimin me
sukses të qël limit të përkujdesjeve
ditore – edukimit të brezit të ri.
U. Dusha