EmailFacebookKontakt

Të ngrejmë një përmendore të gjallë me dashuri hyjnore

Të ngrejmë njëpërmendore të gjallë me dashuri hyjnore

Më 11 shtator, në përkujtim të sulmit terrorist ndaj kullave
binjake të Nju Jorkut dhe Pentagonit, Ambasada Amerikane në
Tiranë organizoi një veprimtari përkujtimore në mjediset e
Galerisë së Arteve. Në këtë veprimtari mori pjesë edhe një
përfaqësi e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e
kryesuar nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani.
Në emër të Komunitetit tonë Orthodhoks foli At Luka
Veronis, klerik i Kishës sonë, me nënshtetësi amerikane, që
shërben në Shqipëri prej gati 10 vjetësh.
WKMlW.®8»Wi^ ^. ίΧ®»«^^ ΙΒΐΒΚ8·»»ΒΒR»Si»«SSiKge
“Duajini armiqtë tuaj dhe lutuni
për ata që ju persekutojnë që të
mund të jeni bijtë e Atit tuaj
qiellor’’.
Thirrja për “të dashur armiqtë
e tu dhe për t’u lutur për ata që ju
persekutojnë” është një nga më-
simet më radikale të Jisu Krishtit
dhe megjithatë, mbetet një nga më-
simet mbi të cilin mund të reflek-
tojmë sonte.
Ndërsa përkujtojmë ngjarjet e
11 shtatorit, le të ndalojmë pak, të
kthehemi, të shikojmë dhe të
kujtojmë:
– Të kujtojmë vëllezërit dhe
motrat e dashura që vdiqën në këtë
tragjedi.
– Të kujtojmë burrat dhe gratë
heroike që rrezikuan dhe madje
sakrifikuan jetën e tyre duke u për-
pjekur të shpëtojmë viktimat.
– Të kujtojmë familjet e panu-
mërta, jeta e të cilave ndryshoi për-
gj ithnjë dhe në mënyrë drastike nga
kjo fatkeqësi.
– Dhe të kujtojmë përgjigjen e
dashurisë dhe dhembshurisë nga
bashkësia mbarëbotërore.
Por ndërsa kujtojmë, ne gjitha-
shtu duhet të shkojmë më tej dhe
ndoshta reflektimet më të rëndë-
sishme sonte nuk do të jenë për të
shkuarën, por për të ardhmen. Si

ballafaqohemi ne me realitetin e ri
pas 11 shtatorit? Cilat do të jenë
qëndrimet tona dhe cilat janë
shpresat tona?
Eshtë shpresa jonë vetëm tek
ndëshkimi i shkelësve dhe tek
mbrojtja e vetes sonë ndaj çdo të
keqeje të së ardhmes, apo mund
të ketë diçka më pozitive, krijuese
dhe të dobishme për botën?
Profeti i madh amerikan, i
Përndershmi Dr. Martin Luther
King Jr., kishte një zgjidhje sfiduese
ndaj urrejtjes, padrejtësisë dhe së
keqes. “Urrejtja nuk mund t’i prijë
urrejtjes sonë”, predikonte ai. “Ve-
tëm dashuria mund ta bëjë këtë gjë.

Urrejtja shumëfishon urrejtjen dhe
dhuna shumëfishon dhunën në një
spiraiezbritëse shkatërrimi… Da­
shuria është e vetmja forcë e aftë
të shdërrojë armikun në një mik”.
Ndërsa hedhim vështrirnin tej,
ne kemi nevojë për mendime të
fiymëzuara që do të marrin riskun
në përpjekjet për të shndërruar
armiqtë në miq. Ne duhet të
përdorim arsenalin më të madh në
historinë e botës – jo fuqinë
ushtarake, teknologjinë e avancuar
të armëve të shkatërrimit në masë,
por fuqinë më të vjetër dhe të vet-
men të përjetshme, armën e da-
shurisëhyjnore.
“Dashuria është e vetmja for-
cë që mund të shndërrojë një armik
në mik”.
Si mund ta kultivojmë këtë
dashuri hyjnore në gjithë popujt
anekënd botës, veçanërisht ndër-
mjet atyre që ndihen të lënë
mënjanë dhe të hedhur tej? Vetëm
nëpërmjet vetëvlerësimit kritik dhe
gatishmërisë për të sakrifikuar për
tjetrin -të ndjekim Rregullin e Artë
të Ungjillit, që thotë: “Bëjuni të
tjerëve atë që doni t’ju bëjnë ata
juve” – vetëm me këtë frymë

mund të arrijmë qëllimin tonë të pa-
qes dhe dashurisë.
Për ne, si bashkësi e Kishës
Orthodhokse në Shqipëri, kultivimi
i dashurisë hyjnore është në qendër
të identitetit tonë. Ne thirremi të
pranojmë dashurinë e Perëndisë, të
dhënë falas në jetën tonë, dhe
pastaj ta ndajmë këtë dashuri me
të tjerët, qoftë edhe me armiqtë la­
nd. Kreu i Kishës sonë, Fortlumtu-
ria e Tij, Kryepiskopi Anastas, i Cili
fatkeqësisht sonte ndodhet jashtë
vendit dhe kështu nuk mundi të
ndjekë këtë ceremoni, ka theksuar
mjaft herë, se si bashkësitë fetare
duhet të ushqejnë këtë 1 loj dashurie
në shoqëri. Ai shpeshherë thotë:
“Vaji i fesë nuk duhet të për-
doret kurrë për të ndezur flakët
e urrejtjes, por duhet përdorur
për të zbutur dhe shëruar plagët
e të tjerëve. ”
Amerika është një komb i
madh, i ngritur mbi themele dhe pa-
rime të tilla të krishtera, më i madhi
i të cilëve, sipas Jisu Krishtit, është
dashuria – qoftë kjo edhe dashuri për
armiqtë, qoftë kjo edhe dashuri për
ata që ju urrejnë e ju persekutojnë.
Sonte, ndërsa ne përkujtojmë
viktimat e 11 shtatorit, le të mendojë
secili prej nesh se si mund të ngrejë
një memorial të përjetshëm për ata
që vdiqën – jo thjesht një përme-
ndore me gurë, por një përmendore
të gjallë me dashuri hyjnore; një
përmendore të përjetshme me
veprime konkrete që i ndihmojnë
popujt anekënd botës të jetojnë në
paqe, siguri, harmoni dhe me res-
pekt për njëri-tjetrin.
Një përmendore e tillë e dashu-
risë hyjnore do t’i nderonte me të
vërtetë ata që vdiqën, duke i
shndërruar vdekjet e tyre të pa-
kuptimta në fara të një vizioni të ri
për të ardhmen.