Gjenevë
Do të diskutohen raportet e Këshillit Botëror të Kishave (WCC),
Nga 26 gushti deri më
3 shtator, në Gjenevë do të
mbahet mbledhja e Komite-
tit Qendror të Këshillit Botë-
ror të Kishave (WCC). Në
të përfshihet edhe diskutimi
i një dokumenti të rëndësi-
shëm, siç është ai i Komisi-
onit special për pjesëma-
rrjen e Orthodhoksëve në
këtë Këshill.
Në mbledhjen e fundit,
të komisionit, që u zhvillua
në Finlandë, u bë sinteza e
rezultateve të punës së tij
trevjeçare, të cilat u për-
mblodhën në një dokument
final, që u quajt “raporti i
Helsinkif’. Këto rezultate
do f i paraqiten, siç thamë,
me Kishat Orthodhokse
mbledhjes së KQ, që do të
marrë vendimet përkatëse.
Komisioni përbëhej prej
një numri të barabartë për-
faqësuesish të kishave or
thodhokse dhe atyre ortho
dhokse parakalcedoniane
dhe nga ana tjetër, të ki
shave protestante. Ai bash-
këdrejtohej nga Mitropoliti
Krisostom i Efesit, i Patri-
kanës Ekumenike dhe Epis-
kopi Rolf Koppe, i Kishës
Evangjelike të Gjermanisë.
Konform mandatit të
tij, ky komision fonnuloi
“propozime për sa i përket
ndryshimeve të nevojshme,
që i duhen bërë strukturës,
stilit dhe mënyrës së jetës
së Këshillit”, ndryshime që
përqendrohen në:
-çështje ekleziologjike
-mekanizmat e vendim-
marrjes
-meditimin e përbashkët
-çështjet sociale dhe etike
-çështje që kanë të bëjnë
me cilësinë e anëtarëve
Bashkë me “raportin e
Helsinkif’, janë edhe tre do-
kumente, të cilat furnizojnë
informacione mjaft të gjera
mbi çështjet e vendim-
marrjes me konsensus, çë-
shtjen e meditimit të për-
bashkët gjatë mbledhjeve
të KBK, si dhe për punën
e grupit të studimit për cilë-
sitë e anëtarëve të zgjedhur
nga Komiteti Ekzekutiv.
Në kuadrin e kësaj
mbledhjeje, të dielën, 25
gusht, në qytetin e Lozanës
do të kremtohet edhe 75-
vjetori i organizatës “Besim
dhe rregull”, që ishte baza
e gjithë kësaj lëvizjeje eku
menike. Ndër folësit krye
sore të këtij përvjetori, do je-
të edhe Kryepiskopi Anastas,
që merr pjesë në punime si
anëtar i Komitetit Qendror
të KBK.