EmailFacebookKontakt

Sudan – Rev. Dr. Raiser i kërkon qeverisë së Khartumit të ndalë përndjekjet ndaj të Krishterëve

Sudan
Rev. Dr. Raiser i kërkon qeverisë së Khartumit
të ndalë përndjekjet ndaj të Krishterëve

Gjatë një vizite në ko-
rrik në Sudan, Sekretari i
Përgjithshëm i Këshillit
Botëror të Kishave, Rev.
Dr. Konrad Raiser, kërkoi
nga qeveria vendase nda-
limin e politikave të përja-
shtimit dhe padrejtësitë
sociale. 18 vjet luftë civile
në vend janë përdorur si
fasadë mbuluese për këto
qëllime, duke sjellë një
numër shumë të madh
pabarazish në trajtimin e
qytetarëve.
Konflikti mes banorëve
me besim mysliman të
veriut dhe atyre të krishterë
dhe animistë të jugut, ka
sjellë rreth 2 milion viktima

nëjug dhe ka shkaktuar mbi
gjysmë milioni refugjatë, si
kampi në Omdurman, me
250 mijë vetë, i përshkruar
nga Raiser si një ferr i dytë,
me kushte çnjerëzore dhe
gati pa shërbim mjekësor.
Sipas Këshillit të Ki­
shave të Sudanit, që për-
mbledh Katolikët, Ortho-
dhoksët dhe Protestantët,
nxjerrja e naftës në rajonet
e jugut po përdoret si mjet
për financimin e luftës dhe
diskriminimit. Ky këshill vë
në dukje se, ndalimet përjo-
myslimanët vazhdojnë të je-
në shumë të rrepta. Nuk
lejohet ndërtimi i kishave të
reja si dhe shumë të vjetra

janë sekuestruar, ndërsa
mësimi në shkolla është
islamizuar, pa marrë fare në
konsideratë nevojat dhe
identitetin e nxënësve të
krishterë.
Islami është tashmë fe
shtetërore dhe bashkë me
identitetin arab janë përdo-
rur për të injoruar popullsitë
me origjinë afrikane dhe
besimet e krishtera, të cilët
janë të mënjanuar nga
kontrolli dhe shpërndarja e
pasurive të vendit.