Nga Kardinali Valter Casper, President i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë
“Ngjarje, e cila mbylli njëperiudhë të gjatë e të dhimbshme dhe shënoi
nisjen e një periudhe të re premtuese ”
Fortlumturia Juaj, mësova me keqardhje të veçantë,
për shkak të mungesës sime në Romë, (pasi u njoftova
vetëm sot 6 gusht), për celebrimet e mbajtura në Tiranë
më 4 gusht, për ringritjen kanonike të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Fronëzimin
Tuaj si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë. U trishtova thellësisht që e mora vesh
lajmin vetëm pas celebrimit të drejtuar nga Fortlu
mturia Juaj, se bashku me përfaqësuesit e Patriar-
kanës Ekumenike të Konstandinopojës.
Në emrin tim dhe të Këshillit Papnor për Pro
movimin e Unitetit të Krishterë, ju shpreh ndjenjat e
solidaritetit për një ngjarje, e cila mbylli një periudhë
të gjatë e të dhimbshme dhe shënoi nisjen e një pe
riudhe të re premtuese. Unë besoj që këto kremtime
mund të jenë një shenjë dalluese konstante për Ki-
shën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në
udhëtimin e rinisur të rritjes dhe forcimit.
Ndjenjat e mia janë të mbushura me shpirtin
vëllazëror, të cilin Zoti uaka dhënë shumë takimeve
në muajt e fundit, ku kemi marrë pjesë së bashku,
dhe unë i lutem Atij me besim, që ky shpirt të mund
gjithashtu të mbushë këto marrëdhënie edhe në vitet
që do të vijnë.
Juaji vëllazërisht më Krishtin,
Kardinali Valter Casper
Shtator 2002