EmailFacebookKontakt

“Frytet e punës së Fortlumturisë Suaj janë botërisht të njohura”

Nga Mitropoliti i Varshavës dhe i gjithë Polonisë
“Frytet e punës së Fortlumturisë Suaj janë botërisht të njohura ”
Fortlumturi,
Dhjetë vjet më parë Perëndia Ju
dha vokacionin që të merrnit atë që
është siç duket, më kërkuesi dhe më
tunduesi ndër gjithë fronet episko-
pale Orthodhokse. Perëndia Ju thirri
të drejtoni orthodhoksët e Shqipë-
risë në rilindjen e Krishterimit. Sa e
vështirë dhe me përgjegjësi është kjo
thirrje! sa e lodhshme, por edhe sa
e domosdoshme! Ju ishit përgatitur
pas viteve të gjata shërbimi në Greqi
dhe në Afrikë. Kur Apostujt pyetën
Zotin tonë, si të dallojnë profetët e
vërtetë nga ata të rremë, Krishti iu
përgjigj: “Ju duhet t’i dalloni ata nga
frytet … gjithë pemët e mira japin
më pas fryte të mira dhe të gjitha
pemët e këqija japin fryte të këqija”.
(Matth 7: 16-18).

Frytet e punës së Fortlumturisë
Suaj janë botërisht të njohura: rili-
ndja e jetës në manastire dhe enori,
pas dekadash diktature komuniste,
përkujdesje sociale gjatë krizave,
ndërtimi i një sërë kishave të reja,
ndërmjetimet tuaja për paqe etj.
Këto fryte tregojnë se ç’ka në zem-
rën Tuaj dhe çfarë mësimi i jepni gri-
gjës Suaj; Dashuri reciproke dhe res-
pekt për personat e tjerë, tolerancë
dhe pranim të atyre që kanë një besim
të ndryshëm etj. Falë drejtimit të
Fortlumturisë Suaj, këto ideale
dëshmojnë sot për Kishën Ortho­
dhokse të Shqipërisë.
Bota bashkëkohore, kaq e shur-
dhët ndaj dhembjes së njeriut të
thjeshtë, kaq e njollosur me into-
lerancë dhe fanatizëm, ka kaq shu-
më nevojë për këtë dëshmi Tuajën

Fortlumturi. Dashtë Perëndia t’Ju
mbajë për shumë vjet akoma në
shërbim të Kishës dhe të shokëve
tuaj.
Lejoftë Perëndia i Gjithë-
fuqishëm që, nën drejtimin Tuaj,
Kisha e Shqipërisë të mund të
vazhdojë të zhvillojë dhe të bëhet një
fanar që të ndriçojë brigjet e Adria-
tikut me shkëlqimin e Orthodhoksisë
së pastër.
Në emër të Kishës së Shenjtë
Orthodhokse Autoqefale të Polo-
nisë, Ju dërgoj, në ditën e Jubileut
Tuaj Fortlumturi, urimet më të mira
që të keni gjithmonë shëndet të mirë,
fat dhe Hirin e Zotit tonë Jisu Krisht.
+Sava,
Mitropolit i Varshavës
dhe i gjithë Polonisë