EmailFacebookKontakt

“Vepër Kishtare Perëndinxitur dhe Perëndidashëse, që do të japë fryte të bollshme”

Nga Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë
“Vëpër Kishtare Perëndinxitur dhe Perëndidashëse, që do të japëfryte të bollshme ”
Fortlumturi, Kryepiskop i
Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, vëlla fort i dashur dhe
i shtrenjtë më Krishtin Perëndi dhe
bashkëmeshtar i Modestisë sonë,
z. Anastas, duke përqafuar më
Zotin Fortlumturinë Tuaj, me
kënaqësi Ju drejtohemi:
Lavdërojmë Perëndinë e
Tërëshenjtë Triadik në një qenie
dhe në një fuqi që Hiri i Tij, pra i
Atit pa fillim, i Birit gjithashtu pa
fillim, si dhe i Shpirtit të Shenjtë,
erdhi këtë ditë të thirrur dhe të
shenjtë në të cilën Fortlumturia Juaj
fort i dashur dhe i frymëzuar, që
mban emrin e Ngjalljes ngazë-
llyese dhe jetësjellëse, kremton
përvjetorin e dhjetë që kur hipi në
Fronin e Kryqit, të spërkatur me
gjakun e nderuar të armatës së
martirëve të Besimit, të Kishës së
Tërëshenjtë të Shtetit Perëndi-
mbrojtur të Shqipërisë.
Sot, të lartat e të poshtmet
bashkëkremtojnë ngjarjen e
përvjetorit të dhjetë të Fortlum-
turisë së dashur nga Perëndia dhe
njerëzit, timonierit të anijes së Ki-
shës së Shqipërisë që vozit në de-
tra hidhërimesh, engjëllit plot shkël-
qim, të ulur mbi monumentin e
përndjekjes së gjatë kundër Perë-
ndisë për emrin e nderuar dhe ma-
dhështor të Perëndisë së Tërëshe-
njtë, të Kishës së Shqipërisë, e cila
tashmë u ngrit nga rrënojat…
Lumturinë e kungatës nëpër-
mjet Ngjalljes së një jete të re, që
marrim gjatë çdo Mbledhjeje
Eukaristike, e shijon sot më fort
se çdo herë tjetër, Fortlumturi dhe
Vëlla i Dashur, Kisha Juaj e Tërë-
shenjtë e Shqipërisë, e cila deri së
fundi, u persekutua për shkak të
drejtësisë së Perëndisë dhe u vra
për besimin e Tij. Kjo Kishë u kry-
qëzua duke mbajtur mbi fytyrën e
Saj kurorën me gjemba të marti-
rizimit.
Pra, Kisha e Shqipërisë u kry-
qëzua dhe u varros. Dhe u gëzuan
ata që e urrenin dhe e gozhduan,
dhe vendosën një gur të madh në
portën e varrit të saj. Atë Kishë
Ju e gjetët në gjendje të nekro-
tizuar, shkaktuar nga përndjekja
shumëvjeçare. Por, Hiri i Pe-
rëndisë ka bërë që së bashku me
ankthet dhe vuajtjet e popullit
shqiptar, të kontribuonit në ri­
ngri tjen e saj shpirtërore dhe sho-
qërore. Kjo vepër e ndritur nuk
është zhvilluar pa vështirësi. “Me
shumë lot dhe hidhërime ”, Ju je-
ni thirrur që të adhuroni Perëndinë
dhe t’i shërbeni njeriut. Në Shqipëri
takuat shpirtra të djegur dhe dierrë,
ndërgjegje plot dyshim e mosbe-
sim. Fjala Juaj, e mbushur me të
vërtetë, me shpresë dhe dashuri,
si dhe me dëshirë të sinqertë, erdhi
si një fllad nga Shpirti i Shenjtë për
të freskuar botën e thatë të një po-
pulli të zgjedhur. Në këtë kuadër,
ndikoi edhe qëndrimi Juaj ndaj
besimeve të tjera. Atyre iu drejtuat
pa asnjë gjurmë intolerance, me
humanizëm dhe respekt kristian:
“Kisha uri dhe më dhatë për të
ngrënë… i huaj isha dhe më

bujtët ”. Kontributi i shërbimit Tuaj
ishte ndihma që iu dhatë më se
25.000 refiigjatëve kosovarë. Dritë
dhe pishtar në rrugë ka qenë bindja
Juaj se “vaji i fesë nuk duhet të
përdoret nga asnjëra palë për
të ndezur konfliktet, por për të
shëruar plagët dhe për të
qetësuar zemrat ”.
Fortlumturi,
Duke patur shpresën se kjo
Vepër Kishtare Perëndinxitur dhe
Perëndidashëse do të japë fryte të
bollshme për lavdi të Perëndisë së
Shenjtë Triadik dhe për të
mbështetur grigjën që Ju është
besuar, Ju sigurojmë se Kisha e
Tërëshenjtë e Greqisë do t’Ju
qëndrojë pranë si Kirinejtë në
ecjen Tuaj të përpjetë, në pritje që
Ju të gëzoheni duke parë lavdinë
që Perëndia do t’i japë Kishës së
Tërëshenjtë të Shqipërisë, të zbu-
kuruar me figurën e hirshme të
Martirit të Shenjtë e të lavdishëm,
Isapostullit dhe Mësuesit tonë, Ko-
zmait të Etolisë, dhe në llambën e
mbarë globit të ndriçojë “ane-
mbanë dheut’’ dhe duke shpallur
“se Perëndia është me ne”.
I urojmë Fortlumturisë Suaj për
shumë vjet në postin Arkihieratik.
Duke përqafuar Fortlumturinë
Tuaj të shtrenjtë
Vëllai Juaj i dashur më
Krishtin
Kristodhuli i Athinës