EmailFacebookKontakt

“Besimtarët, nën drejtimin Tuaj, do të bekohen me fryte të shumta”

Nga Patriarku i Kishës
Orthodhokse të Rumanisë
“Besimtarët, nën
drejtimin Tuaj, do të
bekohen me fryte të
shumta ”
Fortlumturia Juaj,
Eshtë me dashuri të madhe më
Jisu Krishtin, Perëndinë tonë, që
ne jemi shumë të nderuar të
ndajmë me ju gëzimin e përvjetorit
të dhjetë që nga Fronëzimi i
Fortlumturisë Suaj në Krye të
Kishës motër Orthodhokse në
Shqipëri.
Ndërkohë, që kur Fortlumturia
Juaj keni marrë përsipër shërbimin
e Kryepriftit, duke i shërbyer me
devocion të lartë Kishës Ortho­
dhokse në Shqipëri, ne të gjithë
pamë zellin Tuaj Fortlumturi në
shërbim të Kishës në një botë, e
cila dekadat e fundit u përball me
përndjekësit e Kishës dhe të shër-
bëtorëve të saj. Duke i shërbyer
Kishës së Krishtit në një territor
të shenjtëruar dhe të rishenjtëruar
nga gjaku i martirëve, Juve ju
është dashur të gjeni metoda dhe
mjete të reja të shërbimit baritor,
të afta për të përmbushur nevojën
për të ruajtur si besimin Ortho-
dhoks ashtu edhe unitetin mbarë-
orthodhoks.
Ne, që i shërbejmë Kishës së
Krishtit në mijëvjeçarin e tretë,
mendoj se është një detyrë dhe
detyrim gjithashtu, të shtrëngojmë
marrëdhënie vëllazërore midis
Ki shave tona, në një botë të sheku-
llarizuar, që është në kërkim të
vazhdueshëm të identitetit të saj.
Ne jemi plotësisht të ndërgjegj-
shëm se, përkushtimi i Fortlumtu-
risë Suaj do të shpërblehet me
rezultate të mëdha, ndërsa besim-
tarët, nën drejtimin Tuaj, do të
bekohen me fryte të shumta, për
Lavdi të Perëndisë që e lumërojmë
në Trininë, për prosperitetin e
Kishës së Krishtit.
Ju përqafojmë vëllazërisht më
Krishtin, Zotin tonë
Për shumë vjet!
Teoktisti
Patriark i Kishës
Orthodhokse të Rumanisë