EmailFacebookKontakt

U zhvillua koncerti festiv me rastin e 10-vjetorit të Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

Të dielën, më 4 gusht, mbasdite, në mjediset e
Manastirit të Shën Vlashit, Durrës, u zhvillua koncerti
festiv, me rastin e 10-vjetorit të Fronëzimit të Kryepiskopit
Anastas. Ai u organizua nga Rinia Orthodhokse, me
pjesëmarrjen e grupeve nga i gjithë vendi, të cilat, me
programin shumë të pasur e cilësor, krijuan një atmosferë
tepër të veçantë dhe gazmore. Në koncert, përveç
përfaqësuesve klerikë e laikë nga i gjithë vendi, merrnin
pjesë edhe të rinjtë e kampingjeve të Kishës, besimtarë
të shumtë nga Tirana e Durrësi etj. Merrnin pjesë edhe
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë dhe përfaqësia e Patriarkanës Ekumenike.