EmailFacebookKontakt

Të vazhdojmë me besim, durim dhe shpresë

Të vazhdojmë me besim, durim dhe shpresë
– Fjala falënderuese e Kryepiskopit Anastas, në Liturgjinë Hyjnore të datës 4 gusht –
“Lëvdon shpirti im Zotin, do
ta lavdëroj Zotin gjatë jetës si-
me, do t ’i psal Perëndisë derisa
të ekzistoj. ”
N
ë mënyrë të thjeshtë dua të
theksoj se ndjenja që më pu­
shton, ndërsa mendoj dhjetëvje-
çarin që ka kaluar, është një mirë-
njohje e shumanshme. Mirënjohje
e thellë, para së gjithash, ndaj
Perëndisë Triadik. “Falënderoj Atë
që më fuqizoi, Zotin tonë Jisu
Krisht, se më quajti të besës dhe
më vuri në shërbim” (I Timoth.
1:12) të Kishës së Tij. Me gj ithë
mangësitë e mëdha, dobësitë dhe
gabimet e mia.
Vërtet, ka pasur një periudhë
plot pasiguri, fushë të minuar dhe
rreziqe të ndryshme. Shumë herë,
“dhembjet e Nëntokës më pu­
shtonin, po më shtrëngonin kurthet
e vdekjes. Atëhere në ngushtimin
tim, ndore i rashë Zotit, kushtrim i
lëshova Perëndisë tim” (Psalm 17:
5-7). Ai jo vetëm na ruajti nga
kurthet dhe na forcoi, por na fali
dhurata “shumë më tepër se sa i
kërkuam ose menduam ”.
Nga thellësia e shpirtit buron
mirënjohjajonë ndaj Kishës së Ma-
dhe të Krishtit dhe sidomos ndaj
Tërëshenjtërisë së Tij Fort të Hyj-
shme, Patriarkut Ekumenik, zotit
Vartholomeu, për iniciativën që
ndërmori për ringritjen kanonike të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, për besimin e plotë dhe

dashurinë që tregon ndaj Modesti-
së sime, për mbështetjen morale
dhe përkrahjen plot dhembshuri”.
I ngrohtë është falënderimi im
ndaj Hirësisë së Tij Mitropolitit të
Pergjit, Evangjellos, Hirësisë sëTij
Mitropolitit të Filadelfisë, Melitonit
dhe të Përndershmit Episkop të
Filomilit, Ilia, të cilët, që nga zgje-
dhja ime deri sot, më kanë mbështe-
tur me dashuri vëllazërore në për-
pjekjet e këtushme.
Gjithashtu, falënderoj ngroh-
tësisht Primatët e nderuar të Ki-
shave Orthodhokse Autoqefale për
mesazhet mbështetëse, që patën
mirësjelljen të na dërgonin për për-
vjetorin e sotëm.
Falënderimet e mia të thella për
bashkëpunëtorët e zgjedhur më
Zotin, bashkepiskopët, priftërinjtë,
murgjit, murgeshat, laikët, burrat
dhe gratë, të cilët gjatë këtyre
viteve, për një kohë të gjatë apo të
shkurtër, kanë marrë pjesë në mu-
ndin dhe përpjekjet e këtushme me
vetmohim të madh. Pa bashkëpu-
nimin e tyre të bekuar do të ishin të
pamundura sa janë kryer.
Falënderimi im i përzemërt iu
drejtohet dhe mijëra besimtarëve
në shumë vende, të cilët u janë pë-
rgjigjur kërkesave tona dhe na ka-
në mbështetur, ekonomikisht, por
edhe me lutjen e tyre, për realizi-
min e rimëkëmbjes së Kishës so-
në të shkatërmar dhe zhvillimin e një
vepre sociale me gamë të gjerë.
Pra, çdo gjë që është kryer,
është fryt i kontributit të shumë
njerëzve. “E falënderojmë Perë-
ndinë për dhuratën e tij të pa-
rrëfyer” (II Korint. 9:15).
Ju falënderojmë thellësisht,
Shkëlqesi President i Republikës
së Shqipërisë, falënderojmë dhe të
gjithë përfaqësuesit e jetës poli-
tike, udhëheqësit e komuniteteve
fetare të Shqipërisë, për praninë
tuaj të sotme, aq të rëndësishme
për gj ithë anëtarët e Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Shpresojmë, që fryma e re që
sjell prania Juaj Shkëlqesi, Zoti
President në udhëheqjen e vendit,
do korrigjojë padrejtësitë serioze e
diskriminimet në dëm të Kishës
Orthodhokse dhe mangësitë e drej-
tësisë publike, sidomos në çështjet
e kthimit të vendeve të shenjta, të
konfiskuara ose të shtetëzuara.
Siç dihet, gjatë dhjetëvjeçarit që
kaloi, Kisha Orthodhokse nuk u
kufizua në rimëkëmbjen e saj të
brendshme, por përuroi programe

humanitare e bamirësie në fushën
e shëndetit, të arsimit, të kujdesit
social, kulturës e mjedisit. Në he-
shtje, pa dallime ndërmjet qyteta-
rëve të vendit; duke forcuar, me
fjalë e me vepra, shpresën në zem-
rat e të rinjve dhe të gjithë popullit.
Që në çastet e para, iu për-
kushtuam bashkekzistencës pa-
qësore të të gjitha komuniteteve
fetare të Shqipërisë dhe, në një ba-
shkëpunim harmonik me udhëhe-
qësit e komuniteteve të tjera fe­
tare, luftuam që këtë vizion ta bëj-
më një realitet që e nderon Shqi-
përinë në arenën ndërkombëtare.
Lidhur me fjalët lavdëruese që
i referohen personit tim modest,
mendoj se më tepër bëhet fjalë për
gjëra që duhet të synoj në të ardh-
men dhe jo për diçka që kam arritur
tashmë, siç thoshte Apostull Pavli:
“Jo se tashmë e arrita atë… për të
cilën u kapa nga Jisu Krishti (Filip.
3:12). Gjithsesi, ju falënderoj të
gjithëve ngrohtësisht. Dashuria dhe
konsiderata juaj më jep një forcë
të veçantë në përpjekjen, që na ka
ngarkuar Perëndia.
Sa për të ardhmen, le të na bëjë
të denjë Perëndia që të jemi një
komunitet eukaristik, i hapur ndaj
nevojave të shoqërisë moderne,
duke i vazhduar ato që filluam, me
besim, durim dhe shpresë. Ortho-
dhoksia le tëjapë përherë rilindjen
shpirtërore dhe një kuptim të ri
jetës, duke e ndihmuar njeriun për
të përballuar prishjen dhe vdekjen
me frymën dhe fuqinë e Ngjalljes.
+Anastasi