“…Le të shoqërojë ndihma pambarim e Perëndisë Fortlumturinë Tuaj, në
shërbimin e përgjegjshëm në Kishën e Shenjtë Orthodhokse të Shqipërisë”
Fortlumturi, Shumë i dashur
vëlla më Zotin dhe bashkëmeshtar,
Me gjithë zemër urojmë Fortlu-
mturinë Tuaj në përvjetorin e
dhjetë të shërbimit si Kryepiskop i
Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Kisha Orthodhokse e Shqipë-
risë jetoi mes provave në shekullin
XX. Shteti, i cili ishte i pari që u
vetdeklarua zyrtarisht ateist, dënoi
çdo shprehje të fesë dhe perseku-
toi egër qytetarët besimtarë të
vendit. Megjithatë, Kisha e Kri-
shtit, të cilën Shpëtimtari “e fitoi me
gjakun e tij të shenjtë”(Vep. 20:28),
shpëtoi. Përpjekjet e atyre që lu-
ftuan Perëndinë u dëshmuan të ko-
ta, ashtu siç thotë psalmisti “si
pluhur në erë” (Psal. 18,42).
Sot, Orthodhoksia në Shqipëri
është rinovuar e rritet më e fortë me
anën e punës së Fortlumturisë Suaj.
Manastire dhe kisha të reja, shkolla
Nga Patriarkana e Rusisë
teologjike, qendra mjekësore dhe
organizime të tjera me qëllim ba-
mirësie janë hapur e ngritur falë
kujdesitTuaj. Fjalët Tuaja, se “Vaji
i besimit duhet të shërojë plagët dhe
jo të ushqejë flakën e luftës”, kanë
gjetur rrugën për tek zemrat tona.
Kujtojmë takimin tonë të mbu-
shur me gëzim shpirtëror, gjatë vi-
zitës së Fortlumturisë Suaj në Ki-
shën Orthodhokse Ruse, në tetor
1988, dhe Liturgjinë Hyjnore që ce-
lebruam së bashku… E para, pas
një intervali të gjatë të imponuar,
kjo vizitë u bë një shenjë e rëndë-
sishme në marrëdhëniet tradicio-
nalisht vëllazërore midis Kishave
tona. Një delegacion i Kishës Or
thodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë, i kryesuar nga Ju Fortlumturi,
mori pjesë në shenjtërimin e Kate-
drales së Krishtit Shpëtimtar, në
gusht 2000, duke u bërë një demon-
strim i dukshëm i “unitetit të Shpirtit
në detyrimin e paqes” (Eph. 4:3). Ne
lutemi, që Krishti Jetëdhënësi, të na
bekojë që të bëjmë një sakrifikim të
pagjaktë “për paqen e gjithë botës”.
Kisha Orthodhokse Ruse vle-
rëson lart punën tuaj për mirë-
qenien e Orthodhoksisë së Shenjtë
dhe ndan me tërësinë e Kishës
Universale aprovimin për meritat
Tuaja në fushat e teologjisë, punës
misionare dhe historisë së Kishës.
Sot, në këtë ditë të ndritshme,
nga thellësia e zemrave tona ju uroj-
më shëndet të mirë shpirtëror e fi-
zik, paqen e Krishtit dhe gëzim të
Shpirtit të Shenjtë. Le të shoqërojë
ndihma pambarim e Perëndisë Fort-
lumturinë Tuaj, në shërbimin e
përgjegjshëm në Kishën e Shenjtë
Orthodhokse të Shqipërisë.
Me dashuri më Krishtin,
+Aleksej