Nga Patriarkana eAleksandrisë
“Fortlumturia Juaj
dallohet për dijetarinë,
dhe për veprimtarinë
hierapostolike ”
Fortlumturi, Kryepiskop i Tira-
nës, Durrësit dhe i gjithë Shqipë-
risë, vëlla fort i dashurdhe i shtre-
njtë më Krishtin Perëndi dhe ba-
shkëmeshtar i Modestisë sonë, z.
Anastas, duke përqafuar më Zotin
Fortlumturinë Tuaj, me kënaqësi Ju
drejtohemi:
Me një gëzim të sinqertë, ko-
munikojmë sot me anën e Letrave
vëllazërore drejtuar Fortlumturisë
Suaj të Nderuar dhe të Shtrenjtë,
që Perëndia denjësoi që me
nismën fisnike të klerit dhe popullit
të kremtojë dhjetëvjetorin e drej-
timit të lavdishëm të Kishës së Të-
rëshenjtë të Shqipërisë.
Duke ndjekur që në fillim nga
Aleksandria këtë shërbesë besnike
dhe të ndritur, gjithnjë në gërshetim
edhe me praninë e shkëlqyer shke-
ncore të Fortlumturisë Suaj të da-
shur, që dallohet për dijetarinë por
edhe për veprimtarinë hierapos
tolike, Ju përgëzojmë ngrohtësisht
dhe personalisht shprehim gëzimin
tonë për këtë përvjetor.
Me këtë rast, duke uruar që Zoti
i Fuqive t’i japë Fortlumturisë Suaj
të shtrenjtë shëndet të qëndrue-
shëm në vazhdimin e veprave të
shumanshme në dobi të grigjës që
Ju është besuar të Kishës së spro-
vuar Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, Ju përqafojmë vëlla-
zërisht duke Ju përgëzuar me nde-
rim dhe dashuri të thellë.
Vëllai i dashur më Krishtin i
Fortlumturisë Suaj të Nderuar
+Petri i Aleksandrisë