EmailFacebookKontakt

Mbetëm të mahnitur nga arritjet e Kishës suaj

Mbetëm të mahnitur nga arritjet
e Kishës suaj
Gjithçka nisi me një lutje, që një grup
besimtarësh nga kjo zonë afer Athinës bënë jashtë
qytetit të Thivës. Dikush prej tyre tha se kemi
bërë shumë veprimtari dhe ekskursione, por
megjithatë nuk kemi vizituar akoma atin tonë
Imzot Ignatin, i cili me lutjet e tij dhe përkujdesin
e tij baritor na ndihmoi kaq kohë, duke na mësuar
dhe ushqyer me fjalët e Etërve të Kishës. Ne duhet
t’i tregojmë mirënjohjen tonë, dashurinë tonë, për
sakrificën që ai ka bërë për ne.
Pas një udhëtimi të lodhshëm dhe të gjatë
mbërritën në qytetin e Beratit, ku i priste Mitro-
politi. Në sytë e tyre dukej lodhja por edhe përma-
llimi, sepse shumë prej tyre hynë duke lotuar.
Dita tjetër ishte e Diela e Pendikostisë. Ata u
nisën për në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë,
për të ndjekur Liturgjinë. Pas saj u pritën me

dashuri atërore nga Fortlumturia e Tij Anastasi.
Biseda ishte e ngrohtë dhe e përzemërt. Kryepi-
skopi u tregoi atyre për ringritjen e Kishës së
Shqipërisë brenda dhjetë vjetëve. Dhe përveç të
tjerash theksoi kontributin që duhet të ofrojë çdo
i krishterë në kishën e Krishtit.
Kryepiskopi në fund u foli për manastirin e
Shën Vlashit, se si ishte katandisur më parë nga
regjimi dhe si ishte ringritur tani, për Akademinë
që ishte ngritur aty dhe i këshilloi që ta vizitonin,
më pas të shihnin edhe Kishën e Apostull Pavlit
dhe Shën Astit në qytetin e Durrësiti e ngritur
nga themelet.
Kur autobuzi ishte akoma në rrugë të gjithë
panë Manastirin e hirshëm të Shën Vlashit dhe
u mahnitën me madhështinë dhe hijeshinë e tij.
Duke hyrë në territorin e Manastirit në fillim
vizituan kishën e Shën Vlashit, ku secili në
zemër të tij lavdëronte dhe falënderonte Perëndinë
që kishte bekuar këtë vend, duke e ringjallur kishën
e Shqipërisë nga themelet pas atij persekutimi të
errët ateist. Më pas hynë në godinat e Akademisë
ku përsëri në fillim vizituan kishën e shkollës e
më pas klasat, bibliotekën, sallën e kompjuterave,
mencën dhe panë fotografi të asaj çka kishte
mbetur nga koha e monizmit dhe njëkohësisht sytë
e tyre shikonin se çfarë ishte bërë, çdo gjë e
ringritur që nga themelet për lavdi të Perëndisë.
Dhe të gjithë të mrekulluar nga këto çudi që kishte
bërë Perëndia në këtë vend vendosën dhe
mblodhën një shumë simbolike në ndihmë të
Kryepiskopit dhe Manastirit të Shën Vlashit. Në
Durrës vizituan Kishën e Apostull Pavlit dhe pas
një pushimi të shkurtër u rikthyen në zonën e
Myzeqesë, për të vizituar Manastirin e Ardenicës.
Megjithëse autobuzi nuk ngjitej dhe ata ishin të
shkuar në moshë, nuk mund të largoheshin pa
marrë bekimin e të Tërëshenjtës Mart. Kështu që
u nisën ngadalë-ngadalë ta bënin rrugën në këmbë.
Pas një lodhjeje shumë të madhe arritën në
Manastir. Aty u takuan sërish me Mitropolitin e
Beratit Imzot Ignatin, atin e tyre të dashur, bashkë
me at Efremin. Në fillim at Efremi i shoqëroi për
në kishë ku u tregoi historikun
e Manastirit dhe se si e kishte
shpëtuar atë nga vala e
shkatërrimit monist, peshkopi
i Apolonisë Imzot Irineu.
Në dhomën e pritjes së
Manastirit pelegrinët thiviotë
tregonin për mrekullitë që
kishin parë sytë e tyre këto dy
ditë dhe thoshin se kisha e
Shqipërisë, tashmë e ringritur,
kishte bërë mjaft përparime.
Pas Manastirit të Ardeni-
cës program i i tyre vazhdonte
për në Manastirin e Shën
Kozmait. Por tashmë ishte
ngrysur dhe dukej se kjo vizitë nuk mund të bëhej.
Problemi më i madh ishte se autobuzi me të
cilin vizitorët kishin ardhur nuk mund të shkonte
atje, për shkak të rrugës së keqe. Disa ngritën
duart dhe filluan t’i kërkonin ndihmë Shën
Kozmait, i cili nuk vonoi t’ua jepte. Kështu u
gjend një autobuz tjetër, i cili mund të shkonte
atje por tashmë ora shënonte dhjetë e mbrëmjes,
orë në dukje e papërshtatshme.
Kur mbërritën në Manastir u futën në kishë
ku u njohën me historikun e tij. Aty pelegrinët
thiviotë bënë një lutje të shkurtër dhe më pas
shkuan te varri i Shën Kozmait.
Në orën dymbëdhjetë u bë kthimi i
pelegrinëve me një gëzim të papërshkruar. Kjo
u duk nga atmosfera që krijuan zërat e tyre
melodiozë. Ata kënduan pjesë nga paraklisi i
Shën Marisë, dhe tropare të ndryshme.
Në orën dy të natës pelegrinët u kthyen në
Berat dhe në mëngjes ishin të gjithë në
shërbesën e Liturgjisë, që u celebrua nga
Mitropoliti i Beratit Hirësia e Tij Imzot Ignati.
Kjo ishte dhe fundi i pelegrinazhit të tyre triditor.
U kthyen në Greqi me kujtimet dhe mbresat
më të mira dhe me dëshirën për të ardhur përsëri.
Aleksander Hamlla