Një grua rreth të dyzetave, që
ishte paralizuar nga një aksident
me makinë nuk mund të ecte për-
sëri. Kishte vështirësi të kujdesej
për dy femijët e saj. Nga njëra anë,
jeta e saj ishte shkatërruar.
Megjithatë, ajo zgjodhi të
shikojë anën pozitive. Çdo ditë
falënderonte Perëndinë për jetën
e saj. Ajo filloi të merrej me shumë
aktivitete të ndryshme, një nga të
cilat ishte t’i shkruante letra të
burgosurve, duke u përpjekur t’i
inkurajonte në vetminë dhe
dëshpërimin e tyre. Dhe ajo bekoi
shumë të burgosur me letrat e saj.
Pasi e bëri këtë punë për shumë
vjet, një ditë ajo mori një letër nga
një i burgosur që quhej Xhon, të
Me pesimizëm apo me optimizëm
cilit nuk i pëlqenin këshillat e saj
sepse ai e akuzonte se ajo nuk e
kuptonte se çfarë do të thoshte të
jetoje brenda një qelie burgu dhe
të mos ishte i lirë.
Kësaj akuze ajo iu përgjigj
duke shkruar: “Xhon, ti e ke gabim
kur më akuzon se nuk di se çfarë
do të thotë të mos kesh liri. Përpara
njëzet vjetësh, në kulm të jetës,
lirinë ma mori një aksident. Për
njëzet vjet, kam qenë e burgosur
në trupin tim, duke mos qenë në
gjendje të lëviz. Dhe megjithatë,
para shumë kohësh kuptova se
isha e lirë. Megjithëse isha e
burgosur në trupin tim, isha ende
e lirë të zgjidhja se si do t’i bëja
ballë jetës. Mund të zgjidhja ta
përballoja me hidhërim ose
mirënjohje. Mund të zgjidhja të
mallkoja paralizën time ose të
falënderoja Perëndinë për jetën
time. Po isha ende e lirë, megji-
thëse trupim ishte burg”.
Ajo vazhdoi të shkruante: “Ti
Xhon, megjithëse je në burg, ende
ke lirinë të zgjedhësh. A do të
zgjedhësh të shohësh hekurat e
qelisë apo të shohësh përtej tyre?
Ado mallkosh burgimin tënd apo
do të falënderosh Perëndinë për
jetën tënde, me gjithë betejat dhe
vështirësitë?”
Edhe ne të gjithë kemi lirinë të
zgjedhim se si do ta përballojmë
të ardhmen tonë. Jeta mund të
ofrojë shumë pengesa, shumë
zhgënjime, shumë beteja. A do të
shikojmë pozitiven apo negativen?
A do të jemi mirënjohës për atë
që na ka dhënë Perëndia apo do të
inatosemi dhe zhgënjehemi për ato
që nuk kemi marrë?
Duhet të zgjedhim, por, nuk
duhet të harrojmë, se nga kjo
zgjedhje do të vijë një jetë me
gëzime ose hidhërime, një jetë
suksesi ose zhgënjimesh, një jetë
shprese ose dëshpërimi.