Në 3 – vjetorin e fietjes
Xha Petroja nga Qeparoi
– Besimtar dhe veprimtar i shquar i Kishës sonë –
Më kanë mbetur në mendje
fjalët e një shenjtori: “Sa punëtorë
të fshehur ka Perëndia…” Vërtet
sa janë këta? Kush janë këta, të
cilët Perëndia shpeshherë për lavdi
të Emrit të Tij, i bën të njohur edhe
për ne?
Disa prej tyre ne i njohim, disa
kanë ndërruar jetë, të tjerët vazh-
dojnë të kryejnë akoma misionin e
filluar në kohën e vështirë. Ata ja-
në Episkopi Kozma, Klearko Sava
(sot At Kozmai), Petro Zheji, Dhi-
mitër Beduli, Dhimitër Muço, Joan
Pelushi (sot Imzot Joani), motrat
Cico, Petro Xhuveli, Thoma e Jani
Koreta e shumë e shumë të tjerë,
të cilët nuk po i përmend këtu. Në
këto pak rreshta që do të shkruaj,
dua t’ju tregoj sado pak gjëra për
njërin nga këta punëtorë të fsheh-
të, për xha Petron, Petro Xhuvelin
nga Qeparoi.
Dëshira për të ditur më shumë më
shtyu të shfletoj disa materiale dhe
dokumenta të cilat unë i kam për të.
“I di fort mirë At Kozmai për-
pjekjet që kemi bërë bashkë gjatë
këtyre pesëdhjetë vjetëve, duke ju
pasë juve në krye të lëvizjes fetare
në Shqipëri”. Janë këto disa rreshta
nga një letër dërguar nga xha Pe
troja, mikut dhe bashkëpunëtorit të
tij më të ngushtë At Kozma Qirjos.
Bashkëpunimi i Petro Xhuvelit me
At Kozmanë qe i gjithanshëm.
Shtëpia e xha Petros qe një bazë e
sigurtë dhe e fuqishme, nga ku
përhapej drita e Perëndisë.
Në kohën e persekutimit të fesë
xha Petroja kishte përgatitur rreth
55 fëmijë për t’i pagëzuar. Ai
bisedon me At Kozmanë dhe një
ditë takohen në Dhërmi, për të
përmbushur atë çka thënë Krishti
në Ungjillin pas Mateut 28:19,
“Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj
nga të gjithë popujt duke i
pagëzuar në emër të Atit e të Birit
e të Frymës së Shenjtë…”
Fëmijët po prisnin në një nga
shtëpitë e fshatit, pasi pas pak ata
do të kryenin misterin e pagëzimit,
pas pak ata do të bashkoheshin me
Perëndinë. Dhe momenti i shumë-
pritur erdhi, të gjithë ata u pagë-
zuan. N ë çastet e fundit kur çdo gj ë
kishte mbaruar Xha Petron e njof-
tojnë se dikush i kishte spiunuar
dhe njerëzit e sigurimit të shtetit
të atëhershëm kishin rrethuar
fshatin, me shpresë që t’i kapnin
dhe pasojat diheshin. Xha Petroja
me një zgjuarësi dhe gjakftohtësi
të rrallë e merr At Kozmanë dhe e
nxjerr nga një derë e fshehtë dhe
e çon në një familje tjetër, po në
këtë fshat, ku ndenji tërë natën dhe
të nesërmen e shoqëroi me një
makinë të sigurt për në Vlorë. Kjo
është një dëshmi e gjallë e punës
që bënin këta punëtorë të fshehtë
të Perëndisë, në kohën kur për
punë të tilla mund të kaloje kohën
(Vijon nëfaqen 10)
Xha Petroja nga Qeparoi Kalendari i
e mbetur dhomave të ftohta të
regjimit të atëhershëm.
Që nga Qeparoi ngrihej xha
Petroja dhe shkonte në Vlorë te
Athina Angjellopullo, një grua e
rrallë, që mbajti të pashuar kandilin
e shën Theodhorëve derisa vdiq.
Atje e prisnin Mihai Papa, Miti
Rrapi, Toli Bubuni, Gori Dumani,
Koço Feshti, Sotiraq Andoni, Koço
Duni, Klearko Sava, Leni Beli,
Harikli Beduli, Evgjeni Ballabani,
Joan Pelushi e Dhmitër Muço. Të
gjithë prisnin At Kozmanë, i cili u
sillte kungatën e shenjtë, të cilën e
kishte përgatitur për gjithë natën në
shtëpinë e tij në Bestrovë. Merrte
kungatën dhe nisej prapë për në
Qeparo.
Një punë të madhe xha Petroja
bënte edhe me të rinjtë e fshatit të
tij. Ai u jepte atyre libra të shenjta
dhe materiale të tjera kishtare për
t’i lexuar. Disa nga këto materiale
ai i siguronte nga miku i tij Dhimi-
tër Beduli, me të cilin kishte edhe
letërkëmbim të rregullt.
Petro Xhuveli ishte një lexues
i rregullt i gazetës “Ngjallja” dhe
shpeshherë ai kërkonte me
këmbëngulje që t’ia dërgonin
gazetën dhe të mos harronin se në
Qeparo ishte një Petro Xhuveli, i
cili ishte i etur për të lexuar dhe
për t’u informuar për çka ndodhte
në kishën tonë.
Përveçse qe një lexues i rregullt
ai qe dhe një bashkëpunëtor i
gazetës. Ai shpesh dërgonte
shkrime të ndryshme, në të cilat ai
ruante stilin e tij popullor dhe të
thjeshtë të të trajtuarit të
problemeve. Këtë dukuri e shohim
te shkrimet: “Katër barinj e katër
vajza të çala” dhjetor 1994, “Jetët
shenjtorëve” shkurt 1995 dhe te
“Nëna e krishterë” maj 1997.
Por nuk janë të vetmet këto
shkrime që ai përgatiste për gaze-
tën. Përveç sa thamë më sipër, xha
Petroja kishte dhe një talent të ve-
çantë të dhuruar nga Perëndia, atë
të përkthimit. Ai ishte një njohës i
shkëlqyer i gjuhës greke, për këtë
e ndihmonte dhe profesioni i mësu-
esit, që ai ushtronte në atë kohë.
Dhe këtë talent ai e përdori në dobi
të kishës sonë. Disa përkthime të
tij janë botuar dhe në gazetën “Ngja
llja”. Por janë dhe shumë materiale
të tjera të përkthyera nga ai, si jetë
shenjtorësh dhe materiale katekiz-
mi, të cilat i ka të përmbledhura në
disa fletore të shkruara bukur dhe
pastër dhe pse koha ka bërë punën
e vet duke i bërë të pakuptueshme
disa fraza apo faqe të ndryshme.
Një miqësi e veçantë e lidhte
xha Petron me Fortlumturinë eTij
Anastasin, i Cili qëndronte me
shumë kënaqësi në shtëpinë e tij
sa herë kalonte nga Bregdeti duke
biseduar përzemërsisht për kujti-
met e së kaluarës si dhe për veprën
e jashtëzakonshme të ringritjes së
Kishës sonë Orthodhokse.
Xha Petroja nuk jeton më por
do të mbeten të paharruara për-
pjekjet dhe sakrificat e tij për Ki-
shën Orthodhokse në emër të Zotit
tonë Jisu Krisht.
I drejti do të kujtohet gjithnjë.
Tashmë ai gjendet pranë Zotit.
Ai tashmë gjendet “pranë ujërave
që të çlodhin” Psalmi 23:2. Ai
tashmë ndodhet në Lëndinën e
Luleve Shpirtërore
.At Spiro Bulika
4 korrik, 2002