EmailFacebookKontakt

Durrës – Kisha e re e “Apostull Pavlit dhe e Shën Astit”

Durrës – Kisha e re e “Apostull Pavlit dhe e Shën Astit”
Durrësi ishte një nga qytetet
më të goditura nga furia ateiste.
Andej nisi në vitin 1967 sulmi
kundër ojekteve të kultit, me
shkatërrimin e Manastirit të Shën
Vlashit. Por, Durrësi është edhe
qyteti ku kaluan Apostull Pavli,
Shën Qesari dhe u martirizua Shën
Asti, qyteti i një komuniteti
orthodhoks shumë të vjetër dhe me
tradita të shquara. Ndaj edhe
kishte nevojë për një objekt kulti
që t’i përgjigjej kësaj historie dhe
realitetit të sotëm. Kështu, me
përdorur stili bizantin i të punuarit
dhëmbësharrë. Ky lloj punimi është
ruajtur edhe në pjesën e kishës, ku
vihet re kombinimi i dritareve dyshe
dhe treshe, të cilatjanë plotësuar me
korniza dhe qemere tulle. E gjithë
fasada e katedrales është e trajtuar
me rozeta dhe me koloneta të
punuara artistikisht nga skulptori
Dhimitraq Miho, i cili gjithashtu ka
punuar kapitelet dhe parapetet e
interjerit të kishës.
Hajati e përshkon kishën në të
tri anë (veri, perëndim, jug). I mbu-
Ikonostasi i bërë me dru panje
dhe i ruajtur në ngjyrën natyrale
të drurit, përbën një kompleks
harmonik me elementët e tjerë
dekorativë.
Pak nga histor ία e ndërtimit
Në nëntor 1994 Kryepiskopi
Anastas vendosi gurin e parë dhe
faza e parë e kontratës përfshinte
komplet strukturën betonarme. Në
vitin 1999 në kishë u bënë punimet
përfundimtare të fazës së parë dhe
filluan punimet e fazës së dytë.

kujdesin dhe fondet e siguruara
nga Fortlumturia e Tij Anastasi,
nisi ndërtimi i kishës së re.
Ajo ngrihet pranë Bankës së
Shtetit, në rrugën që të çon për në
port. Kisha është ndërtuarpërballë
vendit ku ka qenë kisha e Shën
Spiridhonit, e cila u shkatërrua në
vitin 1967, në një truall të dhënë
si kompesim.
Projekti arkitektonik dhe
konstruktiv i kishës u bë nga Zyra
e Shërbimit Teknik pranë Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë. Ai ka përmasa të jashtme
25.8 x 16.6m me një sipërfaqe të
përgjithshme 429 m2. Kisha është
e tipit bazilikë me kupolë, me dy
kate dhe me hajat përreth. Lartësia
më e madhe e kupolës është
17.75 m, ndërsa ajo e kambanores
19 m. Nga jashtë kisha është e
veshur me gurë.
Në pamjen e përgjithshme bie
në sy shumë shpejt kambanarja, që
është një nga pikat më të larta të
qytetit. Kjo e fundit është e veshur
me gurë të skalitur me rreshta të
rregullt, si dhe kornizat prej tulle
dekorative, në të cilat është
luar me qemere të kryqëzuar dhe
qemere e gurit, të cilët e përshkojnë
gjithë gjatësinë, ai zë një vend të rë-
ndësishëm në ansamblin e kishës.
Inteijeri i kishës të impresionon
me madhështinë e tij. I gjithi i
bardhë dhe me një kombinacion të
mermerit, gipsit e marmaros së bar-
dhë, ai të magjeps me hapësirën
vertikale dhe horizontale që shfaq.
– Në vitin 2000 vazhdoi faza e
dytë e ndërtimit të kishës. Mbaroi
plotësisht shtrimi me pllaka mer-
meri, instalimi i sistemit të ngro-
hjes, suvatimet e brendshme, ve-
shja me gur nga jashtë, shtrimi i
hajatit me mermer, veshja me tulla
dekorative etj.
Nga punimet dekorative ka
përfunduar veshja me parapet dhe
me kapitele e pjesës së katit të dytë
(gjinekonitit), ka përfunduar montimi
i kapiteleve e bazamenteve në naos
dhe vendosja e kapiteleve në hajat.
– Në vitin 2001 vazhduan puni­
met për ndërtimin e rrethimit të
oborrit. Faza e dytë e ndërtimit të
kishës ka mbaruar dhe kanë ngelur
punime të vogla të rrethimit dhe
të sistemimit.
Në katin nën tokë, është shfry-
tëzuar e gjithë sipërfaqja e mundë-
shme e kishës. Në të ndodhet një
sallë e madhe polivalente, që mund
të përdoret në ceremoni dhe vepri-
mtari të ndryshme të kishës. Në
pjesën nga veriu të sallës ndodhen
mjediset e kaldajës së sistemit të
ngrohjes dhe të transformatorit. Në
pjesën perëndimore e jugore ndo­
dhen mjedise të tjera ndihmëse, të
cilat do përdoren nga rinia ortho­
dhokse e Durrësit dhe nga klerikët
për zyra, mbledhje, katekizmin etj..
Tashmë, aty kanë filluar shër-
besat dhe populli besimtar i Durrë-
sit po gëzon në realitet ëndrrën për
tëpasur një kishë të tillë.
Sot ne kemi një ndërtim kulti të
kalibrit të tillë, e cila është unike në
Shqipëri për nga lloji i arkitekturës
e materialit të përdorur në të. Ajo
na paraqet një ndërthurje të mirë
midis volumeve, lartësive dhe pla-
stikës së fasadave dhe qëndron e
rëndë e solide me veshjen prej guri.
Si objekt, harmonizohet mirë me
objektet e tjera të këtij kompleksi të
rëndësishëm administrativ dhe
kulturor të qytetit të Durrësit.
Përgatiti: Ark. Joan Stratobërdha