Nga veprimtaritë e Kishës sonë
Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”
Instituti i Formimit Profesional
“Frymë Dashurie” u krijua në vitin
2000, me nismën dhe bekimin e
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas. Ky Institut ka një profil
të mirëfilltë profesional në fushat
që u ofron të interesuarve. Eshtë
një nga shkollat e para të këtij lloji
në Shqipëri dhe programi i stu-
dimeve është i njëjtë me atë të
organizmit mësimor “Delta” në
Greqi (që ka filiale në disa vende
të Ballkanit), si edhe me shkollat
e tjera analoge në vende të ndry-
shme të Evropës. Specialitetet që
u ofrohen të diplomuarve të shko-
llës së mesme janë bashkëkohore
dhe kanë interes të madh për tre-
gun e punës në Shqipëri. Ato janë:
1. Kuadër manaxher dhe admi
nistrator për ndërmarrje.
2. Specialist në llogari të kompju-
terizuara.
3. Laborant për laboratorët e
mikrobiologjisë, klinikë dhe
biokimikë.
4. Programues për kompjutera
5. Restaurator veprash arti.
6. Specialist për ikonografinë
bizantine.
Këto degë, tepër të nevojshme
për kushtet e sotme të vendit tonë,
janë të profilizuara në një mënyrë
tepër bashkëkohore dhe të intere-
suarit njohin anën praktike të zba-
timit të tyre. Për këtë arsye, është
siguruar, me kujdesin e veçantë të
Kryepiskopit Anastas, e gjithë ba
za materiale e nevojshme për ngri-
tjen e laboratorëve të ndryshëm më-
simorë modernë, që janë të domos-
doshëm për formimin profesional.
Për degën e mikrobiologjisë u
krijua enkas një laborator mësimor
mjaft i përshtatshëm, i niveleve
evropiane, për zbatim praktik të
njohurive të marra dhe për përve-
tësimin e aftësive për realizimin
me sukses të analizave të ndrysh
me mjekësore.
Gjithashtu, për degën e restau-
rimit të veprave të artit u krijua një
laborator i ri mësimor dhe studen-
tët arritën të merrnin pjesë në res-
taurimin e ikonave të ndryshme
me pjesë druri të gdhendura.
Një investim tepër i rëndësi-
shëm u bë për ngritjen e dy labora-
torëve modernë të informatikës.
Në to studentët marrin njohuri ba-
shkëkohore për programe të ndry
shme, si edhe mësojnë mënyrat
moderne të programimit.
Në të dy degët që kanë lidhje
me shkencën ekonomike studentët
përgatiten për të qenë nëpunës të
specializuar në firma apo ndër-
marrje të ndryshme private ose
shtetërore. Ata përvetësojnë aftësi
që zbatohen në praktikën e sotme
të aktivitetit ekonomik të firmave
në vendin tonë, si edhe përgatiten
për të qenë kuadro të vyer në
administratën shtetërore.
Një rëndësi tepër të veçantë ka
dega e ikonografisë bizantine, artit
më të vjetër dhe më përfaqësues të
vendit tonë. Në këtë degë për-
gatiten piktorë të rinj ikonografe,
të cilët dëshirojnë të vazhdojnë tra-
ditën e vjetër të pikturës orthodho-
kse, si edhe të zbukurojnë kishat e
ndërtuara në këto vite me ikona e
afreske të reja. Për këtë arsye janë
përdorur disa mjedise ekzistuese në
kompleksin “Nazaret”, ku studen-
tëve u ofrohen kushte për të pasur
të gjitha materialet e nevojshme.
Gjithashtu, programi mësimor
i shkollës u ofron të gjithë studen-
tëve përvetësimin e disa gjuhëve
të huaja dhe të kompjuterit.
Për realizimin e suksesshëm të
programit mësimor të shkollës janë
ofruar pedagogë cilësorë, të cilët
janë përzgjedhur në sajë të aftësi-
ve të tyre profesionale. Pjesa më e
madhe janë njerëz tepër të kuali-
fikuar në fushat përkatëse dhe me
përvojë universitare. Ky fakt e ka
bërë tepër efektive mësimdhënien
në shkollë, si edhe ka bërë të mu-
ndur aplikimin e dijeve moderne të
thelluara në fushat përkatëse.
Studentët përzgjidhen në sajë të
një konkursi, që përmban pyetje të
ndryshme, të formuluara mbi njo-
huritë e shkollës së mesme ose rreth
aftësive të veçanta, që kanë në li-
dhje me specialitetet e shkollës. Ata
vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqi-
përisë dhe shfaqin një interesim
tepër të madh për përvetësimin e
lëndëve të programit të shkollës,
duke patur rezultate të kënaqshme.
Përveç nivelit të lartë të dijeve,
që shkolla u ofroi studentëve në
këto dy vite, u zhvilluan në kuadrin
e aktiviteteve kulturore të studen-
tëve shumë takime shpirtërore, në
formën e bisedave dhe ligjëratave
të ndryshme, për kultivimin shpir-
tëror të tyre.
Janë planifikuar edhe programe
të tjera, që do të zhvillohen deri në
fund të vitit, si p.sh., ekspozita e
degës së ikonografisë me rastin e
dhjetëvjetorit të ringritjes kanonike
të Kishës sonë etj.
Korresp. i “Ngjallja ”