2 gusht 1992 – 2 gusht 2002
Bekim për Kishën Ordhodhokse dhe gjithë vendin
– 10 vjet nga Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. + Anastasit,
si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë –
Më 2 gusht 2002, është 10-vje-
tori i Fronëzimit të Fortlumturisë
së Tij Prof. Dr. Anastasit, si Krye
piskop i Tiranës, Durrësit dhe i gji-
thë Shqipërisë. Këta 10 vjet kanë
qenë vite të një rritjeje të vazhdue-
shme dhe monumentale në të
gjitha aspektet e jetës kishtare. E
gjithë kjo vepër e jashtëzakon-
shme, e bekuar nga Hiri i Perë-
ndisë, nuk ka qenë e rastësishme,
por fryt i një vizioni të qartë e të
ndriçuar për rrugën në të cilën
duhej të ecte Kisha jonë për t’u
ringritur nga gërmadhat. Por ajo
nuk mbështetej në boshllëk, sepse
siç thoshte atëherë vetë Kryepi-
skopi Anastas “Këtë mision të ri,
të cilin Kisha ma ngarkoi, e ndri-
çon me dritë të bekuar e ngushë-
lluese tradita e gjatë martirike e
këtij vendi, e cila nis me martiri-
zimin e Shën Astit, Episkop i Du-
rrësit, nga mbarimi i shekullit të
parë pas Krishtit dhe arrin deri
në vuajtjet e rënda gjatë perse-
kutimit tëfundit të shumë njerëzve
të njohur e tëpanjohui; laikë e kle-
rikë… ”. Por sidoqoftë, ndërsa deri
në vitin 1967 kishte pasur 4 mitro-
poli, mbi 300 enori dhe 24 mana-
stire, “Në Shqipërinë pasko-
muniste, gjëra themelore, të cilat
gjetiu quhen si të vetkuptueshme
(si p.sh. ekzistenca e një sinodi
episkopësh, një numër i mjaftue-
shëm priftërinjsh, murgjët; godi-
na mitropolitane, manastire të
hirshme, shkolla etj.) mbeten ende
“ëndrra”, synime, për të cilat
duhet të luftojmë fuqishëm në të
ardhmen e afërt dhe të largët.
Nisemi pothuaj nga zeroja ”,
Këtë vizion e gjejmë të pasqy-
ruar në gjithë fjalimin programatik
në ditën e Fronëzimit dhe do të
deshëm në këtë përvjetor ta japim
rrugën e ngjitjes së vazhdueshme
pikërisht duke u bazuar tek kjo fj a-
lë, të ndarë sipas çështjeve të ndry-
shme që shtroheshin për zgjidhje.
Fjala kishte si titull “Kisha Ortho-
dhokse bekim për Shqipërinë”, dhe
asgjë më tepër nuk do t’i përshta-
tej veprës së Kryepiskopit tonë,
pasi vepra e Tij jo vetëm ringjalli
Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, por qe bekim dhe një
2002
ndihmë e madhe në rrugën e vendit
tonë drejt demokracisë dhe zhvi-
llimit. Prandaj, të gjithë urojmë së-
risht dhe vazhdimisht nga thellësia
e zemrave “PER SHUME VJET,
O KRYEZOT!”.
Formimi i klerit
dhe i hierarkisë kishtare
“Vizioni ynë bazë dhe qëllimi
ynë kryesor është formimi i një
kleri të aftë shqiptar të të gjitha
gradave… ”, do të caktonte si për-
parësi Fortlumturia e Tij, duke re-
nditur nevojën e krijimit sa më të
shpejtë të Sinodit të Shenjtë, sepse
kjo do të bënte që Kisha jonë “të
mund të gëzojë vend të barabartë
në gjirin e të gjitha kishave ortho
dhokse të botës ’’(atëhere nuk ekzi-
stonte në botë asnjë episkop shqip
tar), klerikëve të aftë (kishin mbe-
tur shumë pak nga e kaluara, shu-
mica të sëmurë dhe në moshë mjaft
të madhe), si dhe krijimi i një
shkolle teologjike, që më pas do
kishte karakter universitar (ndër-
(Vijon në faqen 6)
Bekim për Kishën Ordhodhokse dhe gjithë vendin
kohë ishte hapur Seminari Teolo-
gjik, me 58 nxënësit e parë).
Të gjitha këto, me ndihmën e Pe-
rëndisë, u realizuan: Sinodi i Shenj-
tëukrijuanë Korrik 1998;janë hi-
rotonisur rreth 125 klerikë dhe sot
funksionon në mjedise bashkëko-
hore AkademiaTeologjike Ortho-
dhokse “Ngjallja e Krishtit”, pranë
Manastirittë Shën Vlashit, Durrës.
Por, Kryepiskopi theksonte se
Kishën nuk e përbëjnë vetëm kle-
rikët. “Të gjithëpa përjashtim, sa
janë pagëzuar në gjirin e saj në
emrin e Trinisë së Shenjtë, burra
e gra të çdo moshe e kulture, duhet
të mobilizohen në përpjekjen për
rigjallërimin e Kishës dhe
transmetimin UngjilUt të shpresës
dhe të dashurisë… ”. Për këtë do
ngriheshin, siç edhe u realizua gja-
të këtyre viteve, kurse katekizmi
dhe veprimtari të tjera, të cilat u
mësojnë njerëzve të vërtetat e
besimit tonë orthodhoks dhe kri-
jojnë kushte për përfshirjen e tyre
sa më të gjerë dhe më aktive në
problemet e Kishës sonë. Kurse të
tilla funksionojnë në çdo mitro-
poli dhe në shumicën e enorive
dhe kanë një koordinim në rang
vendi për sa i përket programeve
e teksteve që përdoren, duke për-
fshirë të gjitha grupmoshat.
Këtu hyn edhe përpjekja për
ngritjen e institucioneve arsimore
cilësore, që të mbështesin veprën
e kishës, por edhe gjithë procesin
e ringritjes së vendit. Kështu:
– Në shtator të vitit 1998 u hap
në Gjirokastër Shkolla e Mesme
Kishtare “Kryqi i Nderuar”.
– Janë ngritur 11 kopshte, si në
Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë,
Elbasan, Pogradec, Lushnje, Sara-
ndë, Gjirokastër, Shkodër etj.
– U është dhënë mbështetje
teknike dhe materiale shkollave
publike dhe janë restauruar nga
Kisha jonë shumë shkolla e ko
pshte publike.
Në Tiranë u ngrit Instituti i For-
mimit Profesional “Frymë Da-
shurie”.
Vepra ndërtuese
“Nga nevojat më të domos-
doshme e më urgjente është
sigurimi i vendeve të kultit, ri-
parimi dhe rindërtimi i kishave të
vjetra dhe ndërtimi i kishave të
reja”,- do të deklaronte Fortlu-
mturia eTij, më 2 gusht 1992. Dhe
më pas do bënte një përshkrim të
gjendjes vërtet të mjeruar të
objekteve të kultit pas shkatërri-
meve të diktaturës ateiste, si dhe
të hapave të parë që ishin hedhur
deri atëherë për të riparuar disa
nga kishat kryesore, si në Tiranë
apo dy kishat të reja parafabrikat.
Që atëhere duket si një mrekulli
fakti se janë ndërtuar 80 kisha të
reja, janë restauruar 5 manastire
dhe 70 kisha – monument kulture
dhe janë riparuar mbi 140 kisha.
Janë ngritur më shumë se 20 ndër-
tesa të tjera të reja, si: kompleksi i
Akademisë Teologjike dhe Ma-
nastiri i Shën Vlashit, pranë Durrë-
sit; Selia Kryepiskopale në Tiranë;
qendrat e mitropolive të Beratit,
Korçës dhe Gjirokastrës; Shkolla
e Mesme Kishtare për djem
“Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër;
Qendra Diagnostike “Ungjillëzi-
mi” në Tiranë; qendra arsimore e
shpirtërore në Lushnje; qendra ri-
nore dhe shtëpi pritjeje në Korçë,
Elbasan dhe Kavajë; ndërtesa për
kopshte dhe klinika në disa qytete;
kompleksi i punishteve “Nazaret”
në Tiranë dhe mjaft ndërtime të
tjera. Këtu do të kujtonim atë çka
thënë gjatë vizitës së parë në
vendin tonë Patriku Ekumenik
Vartholomeu I, se “Të gjithë ata
që nuk besojnë në mrekullitë… le
të vijnë në Shqipëri dhe të shohin
vetë se çfarë është bërë këtu ”.
Krahas ndërtimeve, një pro
blem i prekur para dhjetë vjetësh,
por që për fat të keq ende nuk ka
gjetur zgjidhje deri më sot, është
kthimi i objekteve të kultit, që u
sekuestruan e u shpallën monu-
mente kulture gjatë diktaturës, si
140 kisha dhe mjaft manastire.
Vetëm shumë pak prej tyre, si Ma-
nastiri i Ardenicës, janë kthyer,
ndërsa për të tjerat, si dhe për iko-
nat dhe objektet e shenjta padrej-
tësia vazhdon, duke injoruar se ato
janë jo vetëm pronë e Komunitetit
Orthodhoks, por edhe pa kuptuar
e vlerësuar rëndësinë e tyre të
jashtëzakonshme shpirtërore. Për
këtë Fortlumturia e Tij, do të tho-
shtese “Orthodhoksët e këtij vendi,
me ndjenjë të madhe për të biiku-
rën, u përpoqën gjatë gjithë she-
kujve për të ngritur me sakrifica
monumente të shkëlqyera, me një
vlerë të madhe kulturore… qendra
kulti për të edukuar shpirtërisht e
moralisht brezat e ardhshëm dhe
jo muzeume pa shpirt për turistët
kalimtarë. Prandaj, Kisha jonë e
quan ndër detyrat kryesore, që të
marrë përsëri gjithçka që regjimi
ateist ia ka konfiskuar me forcë.
Kishat nuk janë fosile të
qytetërimit të së kaluarës, por
mushkëri të gjalla të qytetërimit
të sotëm dhe mitra lindjeje të
qytetërimit të së ardhmes ”.
Botimet kishtare
Kjo do të ishte një tjetër për-
parësi, e theksuar veçanërisht:
“Urgjente paraqitet nevoja e
botimeve kishtare në gjuhën
shqipe. Për më shumë se 30 vjet
nuk kanë qarkulluar në vend
botime orthodhokse, kurse ato që
ekzistonin u shkatërruan…
Sot, Kisha jonë Orthodhokse
Autoqefale ka shtypshkronjën e saj
dhe boton gazetën e përmuajshme
“Ngjallja” (1992), revistën për fe-
mijë “Gëzohu”, buletinin studentor
“Fjala”, buletinin në anglisht “News
from Orthodoxy in Albania1’, revi-
stën rinore “Kambanat” e mjaft li
bra të ndryshëm për nevojat litur-
gjike, shpirtërore, botime shken-
core, kartpostale e kalendarë etj.
Përkujdesja sociale
Kjo do të ishte për vetë situatat
që kaloi vendi ynë në këta 10-vjet
një përparësi e përhershme, e rino-
vuar në situatat e krizave të ndry-
shme. Për këtë Kryepiskopi do të
thoshte në tjalën e Fronëzimit, se
“ Në një epokë kaq të vështirë, kur
mungesa të ndryshme mundojnë
vendin, Kisha Orthodhokse Auto
qefale e Shqipërisë thirret të tre-
gojë një prani dinamike huma-
nizmi dhe kujdesi social. Një sek-
tor iposaçëm, “Shërbimi i Dashu-
risë”, do të zhvillohet… ”.
Kështu, gjatë krizave të ndry
shme që ka kaluar vendi (1992, ‘94,
‘97), Kisha jonë Orthodhokse ka
siguruar dhe shpërndarë mijëra ton
ushqime, veshmbathje dhe ilaçe.
Kisha jonë ka përkrahur një numër
të madh programesh sociale, ku
përfshihen projekte zhvillimi buj-
qësor për zonat malore, ndërtime
rrugësh; ndihma për shkollat, jeti-
moret, spitalet, institutet për per
sona me handikap, për azilet, të
burgosurit etj.
Gjatë vitit 1999, kur vendi ynë
priti valët e refugjatëve kosovarë,
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, në bashkëpunim me
donatorë dhe organizma fetare
ndërkombëtare (sidomos me ACT,
të Këshillit Botëror të Kishave),
organizoi një program të gjerë ndi-
hme, prej më shumë se 12 milion
dollarësh. U bë e mundur t’u që-
ndrohej afer më shumë se 25 mijë
të ardhurve, me ushqime, vesh
mbathje, ndihma shtëpiake, mje-
kësore, strehim, (dy kampe) etj.
Kampi i fundit që u mbyll në vend,
në qershor 2001, administrohej
nga Kisha jonë.
Një kontribut i spikatur është
dhënë edhe në fushën e shënde-
tësisë, gjithmonë me kujdesin dhe
fondet e siguruara nga Kryepi
skopi Anastas. Kështu, në Qe-
ndrën Diagnostike “Ungjillëzimi”,
ku punojnë disa nga mjekët më të
njohur të vendit, vizitohen çdo
muaj më shumë se 5000 pacientë,
pa dallim besimi. Qendra ka ofruar
shërbime shëndetësore nga më dhe
kohët e fundit është hapur edhe një
repart kirurgjie, ku bëhen ndër-
hyrje me afat njëditor. Gjithashtu
funksionojnë poliklinika në Kava-
jë, Lushnjë, Korçë dhe Jergucat,
ndërsa dy njësi ambulante dentare
ofrojnë shërbimet e tyre në qytete
dhe fshatra.
Sektor tjetër ku Kisha po jep
ndihmesë është ai i mbrojtjes së
mjedisit, me disa programe
konkrete.
Kisha jonë – pjesë
e Orthodhoksisë botërore
Një tjetër pasojë e izolimit ko-
munist ishte shkëputja e plotë e
lidhjeve me kishat e tjera ortho
dhokse dhe më gjerë. Ndaj Fortlu-
mturia e Tij do të thoshte se “Ki
sha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, ashtu siç është thek-
suar gjithnjë në statutet e saj,
“është pjesë e pandarë e Kishës
së shenjtë, të përgjithshme dhe
apostolike ”… Kisha e Shqipërisë,
si anëtare e barabartë me Kishat
e tjera autoqefale, do të marrë
pjesë në mënyrë krijuese në të
gjitha konferencat panortho-
dhokse dhe dialogjet me kishat e
tjera të krishtera, por edhe me
botën myslimane… ”.
Dhe vërtet, Kisha jonë merr
pjesë sot si e barabartë në të gjitha
veprimtaritë e Kishave Ortho
dhokse të botës. Në vitin 1999 në
vendin tonë erdhi për herë të parë
për vizitë një Patrik Ekumenik
ndërsa vizita të nivelit të lartë janë
berë pranë shumë kishave simotra.
Kisha jonë është anëtare e
Konferencës së Kishave Evro-
piane dhe e Këshillit Botëror të
Kishave, si dhe është e pranishme
në veprimtari të ndryshme eku-
menike, duke kontribuar në për-
pjekjet për bashkëpunim paqësor
dhe solidaritet në rajonin tonë.
Veçanërisht ka spikatur në këto
vite kontributi i Kryepiskopit
Anastas në këto veprimtari, ku
shpesh ka qenë lektor kryesor.
Mund të veçojmë takimet e ki
shave të krishtera me përfaqësuesit
e besimit islamik, ku ka spikatur
kontributi i Fortlumturisë së Tij, si
në Sarajevë, Bmksel apo Barcelonë.
(Vijon në faqen 8)
Bekim për Kishën Ordhodhokse dhe gjithë vendin
Por, gjëja më e rëndësishme qe se, në këtë zhvillim të pandalshëm
Kryepiskopi nuk qe vetëm. Ai pati mbështetjen e fuqishme të besimtarëve
orthodhoksë, e cila do të ishte vendimtare në të gjitha situatat. Edhe në
ijalën e dy gushtit, pjesa mbyllëse i kushtohej pikërisht kësaj: “Për ecjen
drejt riorganizimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do
të jetë e nevojshme që, të tërë besimtarët orthodhoksë, pa përjashtim,
të kenë pjesë në këtë vizion dhe të marrin pjesë në jetën e Kishës sonë
me të gjitha fuqitë e tyre… Vetëm Kryepiskopi nuk mjafton, që të bëhet
diçka thelbësore, sikurse nuk mjafton arkitekti që të ndërtohet një kishë
katedrale e bukur Të gjithë bashkë, madje edhe fëmijët, e kemi detyrë
të ndajmë atë pak ose shumë që kemi, material shpirtëror, shpresën,
buzëqeshjen me ata që kanë më shumë nevojë. Vëç ndihmës nga jashtë,
vendi ka nevojë edhe për një lëvizje të brendshme dhe mbështetje
reciproke…. ”. —^
Dhe, gjithçka do arrihej dhe do të bëhej realitet vetëm po të kishte
shpresë dhe besim tek Perëndia i Tërëfuqishëm, tek Perëndia i Dashuri-
së, duke rifutur në jetën shqiptare ato vlera të krishtera, që ateizmi u për-
poq aq shumë t’i shkatërronte: “Kënga boshe ateiste, qëzotëroi nëShqipë-
ri për gjysmë shekulli, molepsi ndërgjegjet, kultivoipsikoza të rrezikshme,
u hoqi brezave të tërë përvojën jetëprurëse fetare dhe ushqeu tmerret
dhe manitë e rreme. Megjithatë, shpresa na takon. “Atje ku tepëroi mëkati,
fort tepër tepëroi edhe hiri (Rom. 5:20). Heshtja tragjike e çuditshme, që
akoma derdhet nga gojët e hapura të bunkerëve, duhet të zëvendësohet
sa mëparë me një këngë shpresëdhënëse: “I këndoni Zotit këngë të re “,
brenda në këtë vend plot dhembje. Ikëndoni besimit tek Perëndia, besimit
tek njerhi… Sigurisht, e dimë se jemi të dobët, por marrim guxim nga ajo
që thotë Perëndia në Librin e Zbulesës ” “Ja tek kam vënë përpara teje
një derë të hapur; edhe askush nuk mund ta mbyllë atë, sepse kepakfuqi
edhe e ruajtefjalën time dhe nuk e mohove emrin tim… “.
Dhe duam ta mbyllim këtë përshkrim të sukseseve të jashtë-
zakonshme të këtyre 10 viteve, dhënë nëpërmjet fjalëve profetike të
Kryepiskopit Anastas më 2 gusht 1992, me një pasazh që ka qenë
lajtmotivi dhe thelbi i veprës së Fortlumturisë së Tij dhe i gjithë Kishës
sonë: “Kisha Orthodhokse ka qenëgjithnjë e do tëjetëfaktor bashkimi
dhe pajtimi në vend…. Duke vazhduar traditën e vjetër të tolerancës
fetare në Shqipëri, përkrah sinqerisht bashkëekzistencën paqësore dhe
respektimin reciprok të komuniteteve të ndryshme fetare. Por
njëkohësisht kultivon ndjenja respekti dhe dashurie edhe për ata që
ende qëndrojnë indiferentë apo negativë ndaj fesë. Respektimi i lirisë
së çdo njeriu, pavarësisht nëse beson apo nuk beson ai, karakterizon
moralin orthodhoks ”.
Th.Dh.