Orthodhoksia arriti në Kinë në vitin 1685, gati
një shekull më shpejt se misionarët protestantë
të vinin aty. Gjatë konflikteve kufitare në zonën
e lumit Armur ndërmjet trupave të Perandorit
Kang Hsi dhe atyre ruse u kapën rob disa ru-
së. Një prift me emrin Maksim Leontiev ishte
një nga të burgosurit e Pekinit në vitin 1685.
Marrëveshja Ruso-Kineze e Nerçinskit e vitit 1690
sheshoi mosmarrëveshjet. pop disa nga të
burgosurit dëshiruan të qëndronin në Kinë si
qytetarë të saj. Perandori kinez Kang Hsi u dha
atyre tempullin e Kuan Ti-së, perëndisë së
luftrave si një vend të përkohshëm për tu falur
në Pekin. Orthodhoksët e quajtën atë Kisha e
Shën Sofisë. Vendosja e një ikone të Shën Nikolla
Mrekullibërësit në kishë, i dha menjëherë emrin
në Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses. Perandori kinez
i dha gjithashtu At Leontievit titullin zyrtar
perandorak të rangut të shtatë.
Qeveria dhe Kisha Ruse morën parasysh
konsideratat e Perandorit Kang Hsi. Në vitin
1695 Mitropoliti i Tobolskut në dokumentacionin
e dërguar për bekimin e Kishës së Shën Sofisë
inkurajonte At Leontievin të punonte për
përhapjen e Orthodhoksisë, dhe të “lutej jo vetëm
për Carin, por edhe për Perandiron Kinez”. Cari
Pjetër I (i njohur si Pjetri i Madh) që nga fillimi
ishte një mbështetës i zjarrtë i misonit të Kishës
Orthodhokse në Kinë. Kur At Leontievi vdiq,
Pjetri i Madh me konsensusin e Perandorit Kang
His çoi në Pekin Arkimandritin liarion Lezhaiski.
Arkimandriti arriti në vitin 1715 në Pekin i
shoqëruar nga një prift, një dhjakon dhe njerëz
të tjerë. Ky ishte Misioni i parë i Kishës
Orthodhokse Ruse në Pekin.
Nga viti 1715 deri në vitin 1956, vit në të
cilin Kryepiskopi Viktor do të kthehej në Rusi
Orthodhoksia në Kinë
nga Avgerinos
sipas marrëveshjes së arritur midis Nikita
Hrushovit dhe Mao Ce Dunit, do të zhvilloheshin
20 Misione Shpirtërore ne Pekin. Gjatë periudhës
cariste Misonet Shpirtërore bashkëpunonin
ngushtësisht me qeverinë ruse, shpesh duke parë
një marëdhënie të ngushtë midis intersave të
Orthodhoksisë dhe Rusisë.
Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbë-
dhjetë, sidoqoftë, Kisha Orthodhokse bëri përpa-
rime të mëdha. Misionet Shpirtërore patën
bekimin me shkollën dhe klerin fetar. Një numër
përkthimesh të teksteve fetare u bënë dhe u
publikuan në gjuhën kineze. Në vitin 1902 ishin
32 kisha të cilat numëronin një numër besim-
tarësh prej 6000 vetësh. Kisha gjithashtu hapi
shkolla dhe jetimore.
Rebelimi i Bokserve në vitet 1898-1900, një
revoltë me drejtim antiperëndimor dhe antimi-
sionar, që u zhvillua në Kinë shënoi sulme
violente ndaj kinezëve të krishterë. Orthodhoksët
kinezë u vranë nën shpatat e tyre dhe në qershor
të çdo viti ne përkujtojmë 222 orthodhoksët kine-
zë, përfshirë edhe At Mitrofanin, që dhanë
shpirtrat e tyre për besimin në vitin 1900.
Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 Kisha
Orthodhokse në Kinë humbi bazën e saj tradi-
cionale që e mbështeste dhe kështu i duhej të
vetadministrohej. Të gjitha investimet që do bë-
heshin sipas marrëveshjeve me Carin u bënë të
pavlefshme. Sidoqoftë, për shkak të largimit për
nga Rusia për në Kinë të një numri të madh anti-
bolshevikësh numri i orthodhoksëve u rrit shumë.
Rreth vitit 1930 ishin më shumë se 50.000 ortho-
dhoksët në Kinë, shumë nga të cilët ishin rusë.
Dioqeza ishin vendosur në Shangai dhe Tianjin,
përveç atyre të Pekinit dhe Harbinit.
Pas Revolucionit të Tetorit episkopët ortho-
dhoksë të Kinës u vunë nën juridiksionin e Sinodit
të Episkopëve Rusë, jashtë Rusisë, me qendër
në Karlovci të Jugosiiavisë e më vonë në Mynih
dhe Nju Jork. Pas Luftës së Dytë Botërore Patri-
arkana e Moskës mori prapë juridiksionin mbi
episkopatën e Kinës në fund të viteve 40.
Republika Popullore e Kinës, që u shpall në
vitin 1949, ishte nën udhëheqjen e Partisë Komu-
niste të Kinës e cila vendosi marrëdhënie shumë
të ngushta me Partinë Komuniste të BRSS, deri
në vitin 1950. U nënshkruan marrëveshje midis
qeverive kineze dhe sovjetike për të kaluar të gjitha
kishat ruse në Kinë, nën kontrollin kinez. Kryepi
skopi Viktor, episkopi i fundit rus dhe udhëheqësi
i Misonit të njëzetë shpirtëror u kthye në BRSS
në vitin 1956.
Pas ardhjes së komunizmit në fuqi shumë prej
msëve u larguan për në Australi, SHBA apo vende
të tjera. Aktualisht ka shumë pak rusë që banojnë
në Kinë dhe numri i orthodhoksëve i dioqezave
ruse sipas organizimit te vjetër është reduktuar
në mënyrë drastike. Vetëm një kishë funksionon
tani në Mainland – kisha Pokrov (Kisha e Tërë-
shenjtës Mbrojtëse) në Harbin. Prifti aktual At
Grigori Zhu është në moshën 75-vjeçare. Janë
rreth 18 klerikët që kryejnë shërbesat ditët e diela,
por shumë prej tyre janë të vjetër në moshë. Më
i riu është 65 vjeç. Kështu vitin e kaluar në festën
e madhe të Pashkës rreth 400 vetë mbushën
kishën, shumë nga të cilët erdhën nga jashtë
Kinës duke kthyer edhe femijët e tyre në kishën
mëmë të Harbinit për Pashkë.
Përktheu dhe përgatiti, Erion PRIFTI