EmailFacebookKontakt

Martirët Manuel, Sabel dhe Ismail (17 qershor)

MARTIRET MANUEL, S ABEL DHE ISMAIL
(17 qershor)

Janë vëllezër persianë, të cilët vunë
kurorën e pavdekshme të martirizimit
më 17.6.362.1 ati ishte adhurues i zjarrit,
por e ëma ishte e krishterë në sajë të
priftit Evnoik që kaliste në besim të bijtë
e saj. Dikur Perandor Juliani (v. 361 –
363) kërkoi ndërmjetës nga mbreti
persian për të lidhur paktin e paqes;
ky dërgoi shenjtorët e shkolluar, të cilët
u pritën me nderime. Por, kur Julian
Shkelësi dhe oborrtarët e tij bënë flijime
tek perënditë gjatë festës, të tre të
dërguarit qanin mënjanë nga adhurimi
i demonëve. I pikasën dhe meqënëse
nuk u bindën për të bërë edhe ata
flijime, u burgosën nga perandori. Ky i
fundit më kot u përpoq ditën e nesërme
që t’i trembte. Dhe filluan torturat: i
fshikulluan derisa u mbuluan me gjak;
i gozhduan në duar e këmbë në dërrasë
dhe i varën; i gërvishën me thonj
hekuri, saqë u binin mishrat. Ndërsa
luteshin u shfaq engjëll, që u zbuti
dhembjet e padurueshme. Monarku
largoi vëllanë më të madh Manuelin për
t’u dobësuar qendresën vëllezërve më
të vegjël. Ndërkohë ai nuk mundi t’i
gënjente dhe ndaj u dogji brinjët dhe
sqetullat me llambadha, por dashuria
për Krishtin u hiqte dhembjet. Ai u
mundua që të thyente Manuelin, por
më kot. Edhe atij i dogjën sqetullat
dhe e mbështollën me kallama, të cilat
i shtrëngonin duke e shpuar me mjete
të mprehta. Së fundi, u ngulën në
kokë dhe në shpatulla gozhda, u
ngulnin ashkla në thonjtë dhe u
prenë kokën… Tirani, duke e para-
ndjerë se lipsanët do t’i merrnin
besimtarët, kishte urdhëruar që të
digjeshin. Por u hap dheu dhe i
fshehu ato, kështu që shumë njerëz
besuan. Pas dy ditësh u rihap dheu
dhe ua dha besimtarëve lipsanet, të
cilat kundërmonin erë të këndëshme
dhe ishin mrekullibërëse. Renegati u
vra në luftë me persianët (v. 363),
sepse pakti mbeti përgjysmë, për
shkak të sjelljes së paparë dhe të
parrëfyeshme ndaj ambasadorëve të
tyre· AtJustini