EmailFacebookKontakt

Nga fjala e Kryeministrit Pandeli Majko mbajtur në simpoziumin për Detin Adriatik

Nga fjala e Kryeministrit Pandeli Majko
mbajtur në simpoziumin për Detin Adriatik
Tërëshenjtëria Juaj, Patriarku Ekumenik
Bartolomeu
Të dashur miq pjesëmarrrës
Lejomëni të shpreh kënaqësinë dhe
mirënjohjen e thellë për këtë nismë kuptimplote
dhe humane, që trajton një shqetësim të
përbashkët për të ardhmen e përbashkët të
shoqërisë njerëzore. Veçanërisht, vlerësoj
impenjimin reciprok të përfaqësive të fesë dhe
shkencës për organizimin e këtij simpoziumi.
Ato kanë një urim të njëjtë: të zbulojnë
problemet e vështira të mjedisit, të shkëmbejnë
mendime dhe ndajnë përgjegjësitë dhe nismat,
duke mbrojtur këtë pasuri dhe trashëgimi unike
dhe të përbashkët.
Kështu, lejomëni të përshëndes ecurinë e
këtij simpoziumi dhe të përsëris urimet e mia
për suksesin e tij të padiskutueshëm… Unë
vlerësoj lart rolin e pazëvendësueshëm të fesë
e shkencës, që kanë luajtur dhe do vazhdojnë
të luajnë rol në planet lokale dhe globale për
mbrojtjen e mjedisit.
Duke njohur detyrimet tona, në emër të
qeverisë shqiptare, unë dëshiroj të theksoj
vullnetin e fortë politik dhe ndjeshmërinë e the-
llë për të ndjekur këtë nismë me seriozitetin
maksimal.
…Qeveria shqiptare po punon për
strukturën legale të nevojshme, me qëllimin që
të konsolidojë sisitemin kombëtar për me-
naxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe në të
njëjtën kohë, për nxitjen e zhvillimit social dhe
ekonomik të vendit.
Ne e quajmë si një detyrë themelore për
qeverisjen tonë, që të garantojmë zhvillimin e
politikave të mjedisit që mundësojnë një zhvillim
të përballueshëm, në mënyrë që në perspek-
tivën afatgjatë të arrihen standartet e duhura
mjedisore, në konformitet me standartet
evropiane…
Programi i qeverisë shpalos objektivin e
qartë të frenimit të procesit të degradimit mje-
disor, duke ndjekur rehabilitimin e zonave të
ndotura dhe rritur kujdesin për përdorimin e
burimeve natyrore, veçanërisht në zonat
bregdetare, të cilat janë rezerva potenciale për
zhvillim.
Qeveria shqiptare është e vendosur t’i harto-
jë këto politika të lidhura me politikat rajonale
dhe më tej. Ajo i përkushton seriozitetin dhe
bashkëpunimin e saj edhe debatit për rrezikun
ekologjik që kërcënon detin Adriatik dhe
masave të marra për ta mënjanuar këtë
rrezik.
Durrës, 6 qershor 2002