EmailFacebookKontakt

Fjala e Kryepiskopit Anastas në hapjen e Simpoziumit

Fjala e Kryepiskopit Anastas në hapjen e Simpoziumit
1. Mirëseardhje të ngrohtë për secilin
pjesëmarrës në këtë simpozium: “Deti Adriatik;
një det në rrezik, një qëllim i përbashkët”. Le
të jetë i qetë Deti Adriatik, le të jenë të frytshme
diskutimet tona, propozimet tona të frymëzuara
dhe vendimet të rëndësishme. Ne do të kemi
rastin për të përjetuar në mënyrë më intensive
psalmin “Plot është toka me përdëllimin e Zotit”
(Psalmi 32:5). “E Zotit është toka dhe gjithçka
ajo ka, rruzulli mbarë dhe të gjithë sa banojnë
në të. Ai vetë e themeloi mbi dete dhe mbi
lumenj e bëri të qëndrueshme” (Psalmi 23:1 -2).
Ky simpozium prezanton një përbërje të
larmishme të pjesëmarrësve mjaft të njohur për
nga bindjet e ndryshme fetare, nga disiplina
shkencore dhe përfshirja profesionale. Por,
gjithsesi, që të gjithë na bashkon fort shqetësimi
i thellë dhe interesimi aktiv për çështjet e
mjedisit natyror. Ne shpresojmë se pasuria e
përvojave e dijeve, por edhe premisave shpirtë-
rore e morale, që përfaqësojnë pjesëmarrësit
e zgjedhur, do të na ndihmojë për të patur
diskutime frytdhënëse për çështjen tonë të parë:
“Drejt një etike ambjentaliste” dhe në veçanti
për përgjigjet e pyetjeve: “Pse është e
nevojshme një etikë ekologjike? Si mund të
zhvillohet ajo? dhe, Si mund të zbatohet ajo?”
Do të ishtë një hap shumë i rëndësishëm të
binim dakord për parirtiet bazë të etikës
ambjentaliste dhe të përkrahim njëri-tjetrin në
përpjekjen tonë, për një respekt më të
qëndrueshëm kundrejt mjedisit; dhe veçanërisht
lidhur me zbatimin e këtyre parimeve.
2. Përderisa jemi në Shqipëri, më lejoni
që të lidh pikën e fundit me disa nga përpjekjet
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë. Që nga marsi i vitit 2001 dhe në
vazhdim, Fondacioni i Kishës Orthodhokse
“Frymë Dashurie”, në bashkëpunim me degët
e Biologjisë të Universiteteve të Tiranës,
Athinës dhe Selanikut, vuri në jetë një
“Program për mbrojtjen e mjedisit dhe
përgatitjen e specialistëve”. Ky program
përfshinte: Së pari, më shumë se 1000 orë
trajnim për 15 shkencëtarë të rinj shqiptarë të
diplomuar në degët biologji, inxhinieri pyjesh dhe
të mjedisit: Së dyti, një studim lidhur me
mbrojtjen e ekosistemit në zonën e Zvërnecit,
ku që nga shekulli i 14-të ekziston një manastir
orthodhoks; të luginës së lumit Vjosë – njërit
prej lumenjve të virgjër të Evropës – dhe të
parkut kombëtar të Llogarasë. Dhe, së treti,
çështja e administrimit të mbetjeve të ngurta
në qytetet e Durrësit dhe Beratit, si dhe
përgatitja e veprave të duhura për mbrojtjen e
mjedisit (rehabilitimi i vendeve të groposjes
sanitare të mbeturinave).
Për periudhën 2002-2003 janë programuar
ndërmjet të tjerave dy projekte: a) Një vlerësim
për riciklimin e mbetjeve urbane në një zonë-
pilot të Tiranës; b) Një projekt “i gjelbër” mbi
përmirësimin e territoreve rreth shkollave
fillore, në një zonë-pilot në periferi të Tiranës –
një fillim i mbarë për edukimin mjedisor të
femijëve, të cilët janë rritur në vështirësi….
3. Njerëz të ndryshëm brenda dhe j ashtë
Shqipërisë, çuditen dhe pyesin se si dhe pse
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, e cila para 11
vjetësh ishte krejt e shkretuar e që vazhdon
edhe sot të ketë nevoja të brendshme emer-
gjente, merret aq energjikisht me programe
ekologjike! Përgjigjja është e thjeshtë: Interesimi
për krijesën, është një detyrë imediate për ata
që e ndiejnë veten se kanë përfituar të mirat e
Perëndisë; kjo është konsekuencë e vetëndër-
gjegjësimit orthodhoks.
Horizonti i Orthodhoksisë nuk përfshin
vetëm njerëzoret. I drejtpërdrejtë është intere­
simi i saj për mbarë krijesën. Në një kohë që
rritet prishja e ekuilibrit të mjedisit natyror nga
ndërhyrja e pamenduar e njeriut, Kisha Ortho­
dhokse e konsideron për detyrë që të gjallërojë
ndërmjet anëtarëve të saj dhe në grupin e gjerë
shoqëror, ndjeshmërinë për Krijesën, e cila vuan
shfrytëzimin më të egër nga makutëria
njerëzore; në kufizimin e histerisë së kunsurnimit
me “vetëpërmbajtjen”, e cila përbën një element
të pandarë të “Frytit të Shpirtit të Shenjtë” (Gal.
5:22). dhe të kultivojë respektin thelbësor ndaj
mjedisit natyror, duke theksuar vazhdimisht se
ai është vepër e Perëndisë Triadik dhe duke
zbuluar shenjtërinë dhe funksionalitetin që kanë
të gjitha krijesat e Tij.
Duke synuar në zhvillimin e ndërgjegjes
orthodhokse lidhur me detyrën ekologjike, gjatë
gjithë dhjetëvjeçarit të fundit (që nga viti 1991),
si në Krishtlindje, ashtu dhe në Pashkë, kemi
përfshirë në mesazhet tona festive referenca
të zgjatura për dimensionin ekologjik të festave
orthodhokse. Ne theksojmë se: Si tërësi sho-
qërore dhe si grupe më të vegjël, e kemi shfrytë-
zuar tej mase natyrën me egoizmin dhe mendje-
ngushtësinë tonë. Por gjithashtu, secili nga ne
ka treguar indiferencë, madje e ka përçmuar
natyrën duke e ndotur atë me mënyra të ndry­
shme. Sa më shumë shohim padrejtësinë e
pafalshme që bëjmë nëpërmjet pasivitetit, aq
më shpejt do të pajtohemi përsëri me mjedisin
tonë natyror.
E gjallë është bindjajonë, se kultivimi siste-
matik i ndërgjegjes fetare, me respekt të
dukshëm për mjedisin natyror, përbën një
element bazë të lavdërimit dhe mirënjohjes
sonë për Krijuesin e gjithësisë.
4. Fakti që jemi bashkë në këtë anije, si
përfaqësues të feve, shkencave ekzakte, artit,
të kujton se, krahas zonës së të vërtetës – pjesë
e së cilës është e vërteta që lidhet me dukuritë
natyrore – në realitetin e jetës njerëzore
ekzistojnë dhe zonat e bukurisë dhe mirësisë.
Nuk duket që e vërteta, bukuria dhe mirësia
ndahen plotësisht nga njëra-tjetra. Do të guxoja
të thoja, me ijalët e një studiuesi bashkëkohor
të kompjuterave, Profesor Brian Cantwell
Smith, se “ashtu si fizikantët mbrojnë tezën se
rëndesa, ngarkesa dhe masa etj., nuk kanë qenë
të ndara në çastet e para të gjithësisë, në mënyrë
të ngjashme edhe Perëndia nuk e krijoi botën
(Vijon në faqen 8)

Fjala e Kryepiskopit
Anastas në hapjen
e Simpoziumit
(Vijon nga faqja 7)
duke pasur të ndara të vërtetën, bukurinë dhe
mirësinë”. Kisha Orthodhokse, me tjalën,
adhurimin, tërë ekzistencën e saj, duke
gërshtuar të vertetën, bukurinë dhe dashurinë,
thekson se ekziston një plan madhështor i
Perëndisë për botën dhe njeriun, i cili kryhet
me anën e Dashurisë së Tij krijuese dhe
koherente.
Fakti që vend! i Simpoziumit tonë është një
anije e cila lundron në Adriatik, më sjell në mend
një shprehje të eksploratorit të shquar të the-
llësisë së detit, Jacques Couseau: “Në fund të
fundit, njerëzit mbrojnë vetëm atë që ata vërtet
e duan”.
Le t’i vazhdojmë punimet e Simpoziumit tonë
me shumë dashuri për natyrën që na rrethon,
me ndjeshmëri të veçantë – do të thoja me
dashuri – për bukurinë e brigjeve të Adriatikut,
me dashuri të shfaqur ndaj çdo bashkudhëtari.
Me më shumë dashuri për Krijuesin e Gjithësisë,
i Cili është burimi i së vërtetës, i bukurisë dhe i
mirësisë, dhe i Cili në Dhiatën e Re është
identifikuar me Dashurinë (I. Jo. 4:19). Besoj
se, kështu ne forcojmë kapacitetin tonë për një
mendim krijues dhe sukses të përgjithshëm në
Simpoziumin tonë që starton sot.
Durrës. 6 qershor 2002