EmailFacebookKontakt

Dorëzohet episkop Imzot Nikolla Liolin

Dorëzohet episkop
Imzot
Nikolla Liolin
Nikollë, ose Nikon Liolin, siç njihet me emrin
fetar, është një burrë fjalëpak 57 -vjeçar, i rritur
në një familje atdhetare shqiptare. Tani ai është
dorëzuar si episkop orthodhoks i arqidioqezës
shqiptaro-amerikane, brenda Kishës Ortho­
dhokse në Amerikë (që drejtohet nga Krye­
piskopi rus Theodhosi). Për shumë besimtarë
shqiptaro-amerikanë, ritet që u mbajtën në
seminarin e Shën Tihonit, një manastir i stilit
sllav, i strukur midis maleve dhe pyjeve të
Pensilvanisë qendrore, shënojnë një fillim të ri.
Pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan
që morën pjesë në ceremoni shpresojnë se
episkopi i ri do tëjetë energjik dhe do të ndihmojë
në krijimin e një komunitet sa më kompakt. Në
konkurencën midis pakicave, shqiptarët
përpiqen të gjejnë vendin e tyre, por shpesh pa
mundur të kenë shumë zë. Shqiptarët kanë jo
më shumë se 10 priftërinj orthodhoksë në Shte­
tet e Bashkuara të Amerikës dhe ata mendojnë
se kjo është shumë pak për një komunitet që
po rritet me ardhjen e emigrantëve të rinj.
“Ne kemi qenë pa një episkop për shumë
vite. Sidomos me ardhjen e shumë emigrantëve
hirësimi i episkopit shqiptaro-amerikan do të jetë
një ndihmë e madhe”, thotë at Theodore
Saqellari, prift me origjinë shqiptare. Artur Liolin,
Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Bostonit,
njëri prej klerikëve të njohur të komunitetit, është
njëkohësisht vëllai i peshkopit të ri. Ai thotë se
peshkopi Nikon e njeh më mirë komunitetin
shqiptar dhe do të japë kontribut në strukturimin
më të mirë të orthodhoksisë shqiptare të
Amerikës.
Episkopi Nikollë Liolin, do të mbikqyrë tani
kishat e pjesës verilindore të Amerikës, duke
përfshirë natyrisht edhe ato shqiptare.
Kisha orthodhokse Autoqefale në Amerikë
njihet zyrtarisht vetëm nga Patriarkana e
Moskës, por lot një rol aktiv mes kishave
orthodhokse të SHBA. Besimtarët e saj janë
kryesisht rusë dhe sllavë të tjerë, si dhe rumunë
e shqiptarë.
“Ky është një fillim i mirë për shqiptarët në
SHBA, sepse ata e ndiejnë tani se kanë njeriun
e tyre. Megjithatë, ne u shërbëjmë të gjitha ko-
muniteteve, thotë episkopi i sapohirësuar”.
Hirësimi i Nikolla Liolinit, si episkop i Kishës
Orthodhokse Amerikane shihet si nder për
komunitetin shqiptar, në një kohë kur nuk është
e lehtë të gjesh njerëz me kalibrin e dijeve, të
kulturës dhe të moralit fetar që kërkon një post
i tillë në hierarkinë e kishës.
Të dhënat u morën nga shtypi i përditshëm