EmailFacebookKontakt

Dorëzohet episkop Imzot Ilia Katre

SHBA – dy episkopë të rinj për komunitetin shqiptaro -amerikan
Dorëzohet episkop Imzot Ilia Katre
Sinodi i Shenjtë i
Patrikanës së Kosta-
ndinopojës (Stamboll,
Turqi), me rekoma-
ndim të Tërëshenjtëri-
së së tij, Patrikut Eku-
menik Vartholomeu I,
zgjodhi të Përnder-
shmin Protopriftin Ilia
Katre, Episkop të një
ish-dioqeze të her-
shme të Philiomilion.
Kjo u krye në një se-
sion special të Sinodit
të Patriarkanës Eku­
menike, të martën, më
7 maj të Javës së
Pashkëve.
Dorëzimi i tij, u krye nga Mitropoliti Anthony
i Dardaneleve (San Françisko), Mitropoliti Me-
liton i Filadelfias (Patrikana Ekumenike) dhe
Mitropoliti Demetrios i Sebastisë (Patrikana
Ekumenike), u zhvillua në Kishën e lashtë të
Patrikanës, kushtuar Martirit të madh Shën
Gjergjit trofeprurës, të dielëri e Shën Thomait,
më 12 maj 2002.
Episkopi i ri është caktuar në krye të
Dioqezës orthodhokse të shqiptarëve të Kishës
Orthodhokse të Amerikës, që varet nga
Patrikana Ekumenike, me përgjegjësinë e
drejtimit shpirtëror dhe pastoral, të numrit në
rritje të besimtarëve shqiptarë orthodhoksë të
vajtur në Shtetet e Bashkuara.
Biografia
Ilia Katre, një nga djemtë binjakë të Sotir
(Sam) Katre dhe Evgjenia (Dimashi) Katre, të
dy nga fshati Sinicë e Korçës, ka lindur më 14
korrik 1937. Ilia u arsimua në shkollën fillore
dhe sekondare të fshatit të tij Sault St. Maria,
të Micigamit. Më 1961 ai mbaroi studimet në
shkollën teologjike orthodhokse “Kryqi i
Çmuar”, të Brooklinit (Boston), në Massa-
cusets. Një vit më pas ai u martua me të
ndjerën Helena Sotir dhe u dorëzua prift më 17
qershor nga i ndjeri Peshkop Mark (Lipa) dhe
u emërua në Kishën Orthodhokse Shqiptare të
Shën Trinisë të South Boston, Massacusets, ku
shërbeu deri më 31 gusht 1983.
Gjatë pastoratit të tij, At Ilia Katre shërbeu
si Sekretar i Episkopit dhe Këshillit të Dioqezës
dhe kontribuoi rregullisht për botimin që nxirrte
dioqeza, “Drita e Vërtetë” (The True Light). Ai
ishte folësi kryesor i program it j a vor të radios
të Dioqezës “Zëri i Orthodhoksisë” (The Voice
of Orthodoxy). Nga viti 1983 deri më 1989, At
Ilia Katre shërbeu si Drejtor i aktivitetit

studentor në Kolegjin e Teologjisë “Kryqi i
Çmuar”. Në dhjetor 1989, ai u emërua prift i
kishës orthodhokse të Shën Joanit, në Las Ve­
gas, Nevada, ku administroi ndërtimin e një
kishe të stilit bizantin dhe të një qendre
komplekse komunitare, me vlerë të madhe prej
miliona dollarësh.
At Ilia Katre i emëruar nga Patrikana e
Stambollit më 1992, punoi në Shqipëri gjatë 5
muajve për të ndihmuar në ringritjen e Kishës
Orthodhokse Shqiptare pas rënies së
komunizmit. Ai shërbeu si Drejtor i Seminarit
Orthodhoks në Durrës, duke bërë njëkohësisht
udhëtime në shumë vende në Shqipëri, duke
kryer shërbime, duke predikuar dhe duke
organizuar jetën e enorive.
At Ilia Katre është diplomuar për teologji,
si dhe ka bërë master në teologji. Ai ka qenë
anëtar i kryesisë së Shoqatës “Kryqi i Çmuar”,
një shoqatë teologjike orthodhokse në Amerikë
dhe i Shoqatës Orthodhokse të Krishterë
Mjekësore “Psikologjia dhe Feja”. Ai është anë-
tar i Bordit të Drejtorëve të Institutit Orthodhoks
Patriarkal “Athenagoras” në Berkley të Ka-
lifornisë, është anëtar i Komitetit Ndërfetar të
Këshillit Nacional për komunitetin dhe drejtësinë
dhe ish-anëtar i Komisionit të Njësisë Kristiane
të Massacusets dhe i Klubit të Ministrave në
Boston.
Si Veqil i Përgjithshëm i Dioqezës Or­
thodhokse Shqiptare ai bën pjesë në Kon-
ferencën e Përhershme të Episkopëve Or-
thodhoksë kanonikë në Amerikë dhe në qershor
2002 ai përfaqësoi Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisës në Sesionin e 8-të
plenar të dialogut zyrtar ndërmjet Kishës
Orthodhokse dhe Kishës Katolike Romane, në
Baltimore, Maryland.
Maj 2002.