Gjatë muajit prill Zyra e Fë-
mijëve, me bekimin e Kryepiskopit
Anastas, organizoi një aktivitet me
fëmijët e dioqezës së Tiranës të
moshës 6-13 vjeç. Në të morën
pjesë rreth 600 femijë nga Shkodra,
Vrraka, Laçi, Shën Vlashi, Tirana,
Shijaku, Rrushkulli, Shën Joan
Vladimiri, Elbasani, Gjinari,
Shelcani, Mliza, Rreth-Grethi etj.
Morën pjesë edhe fëmijët e jetimo-
res “Zyber Hallulli” këtu nëTiranë.
Gjatë aktivitetit femijët patën
mundësi të mësonin më tepër për
Javën e Madhe, pasi tema e këtij
aktiviteti ishte: “Përjetimi dhe
shpjegimi i Javës së Madhe”.
Fëmijët ndoqën filmin “Historia
e Pashkës” dhe dramën “Gëmusha
me gjemba”, të cilat i ndihmuan të
kuptonin më mirë dhe të shihnin pë-
simet e Krishtit. Fëmijët punuan një
punë dore që lidhej me Pashkën. Lo-
jërat e këngët ishin pjesë e veprimtarisë.
Në fund, femijëve iu dha si dhu-
ratë një manual, në të cilin përfshi-
heshin: një fletë mirëseardhjeje, në
të cilën paraqitej edhe Ngjallja e
Krishtit, mësime mbi Javën e Ma
dhe, ikona të cilat ilustronin të gjitha
ngjarjet e kësaj jave, të cilat vetë
femijët do fi ngjyrosnin, dy tregime
që lidhen me Pashkën: “Tregimi i
Lilit” dhe “Gëmusha me gjemba”,
si dhe disa këngë për Pashkën.
Ana Kërçyku
Gabriela Be-hani