EmailFacebookKontakt

“Gëzohem që drita e Ngjalljes u ndez në zemrat tuaja”

“Gëzohem që drita e Ngjalljes u ndez në zemrat tuaja”
– Koncert festiv i organizuar nga Rinia Orthodhokse e Tiranës me rastin e Pashkëve –

Më datë 7 maj pasdite, në sa-
llën e Akademisë së Arteve u
zhvillua koncerti festiv, organizuar
nga Rinia Orthodhokse e Tiranës.
Qëllimi i tij ishte festimi i Pashkës
si dhe dita e emrit e Fortlumturisë
së Tij, Kryepiskopit Anastas.
Mesazhi i Ngjalljes së Zotit për-
bënte strukturën e këtij koncerti, i
cili shkon paralelisht me ngjalljen e
Kishës në Shqipëri. Programi ishte
i larmishëm dhe përmbante këngë
të krishtera e popullore të këndu-
ara nga kori i Radios “Ngjallja”,
vogëlushët e kopshtit të kishës, si
dhe valle popullore dhe dramatizim.
Në përfundim të koncertit e
mori fjalën Kryepiskopi Anastas, i
cili tha:“Kur erdha në fillim në Shqi-
përi nuk dija ç’të thoshja, por me-
njëherë e gjeta zgjidhjen. Ndeza një
qiri dhe thashë: “Krishti u Ngjall!”.
Kjo u bë parrulla jonë, kudo që
ne mblidheshim dhe kremtonim
liturgjitë nëpër sheshe apo nën hijen
e pemëve, sepse nuk kishte kisha”.
Ndër të tjera Fortlumturia e Tij
tha: “Gëzohem që drita e Ngjalljes
u ndez në zemrat tuaja. Dua të fa-
lënderoj të gjithë ata që punuan për
këtë koncert, si dhe korin, që u
drejtua me kaq dashuri dhe
entuziazëm nga Joli Nano, Julian
dhe Vasilin që me këngët e tyre
hapën një horizont të ri. Dua të
theksoj tri gjëra që vura re:
1. Një njohje e vazhdueshme, sepse
nuk është e lehtë të bësh muzikë.
2. Një punë sistematike, sepse ato
që pamë vetëm për disa minuta ka-
në dashur shumë punë dhe kohë.
3. Puna në grup, sepse edhe të
vegjëlit bashkëpunuan me të
mëdhenjtë”.
Në përfundim të fjalës së Tij,
Kryepiskopi Anastas tha: “Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë çdo gjë duhet ta bëjë në më-
nyrë të mrekullueshme, sepse ekzi-
ston shpresa. Në vitin 1991 ne
kishim si parrullë: “Në vend që të
përshkruajmë errësirën le të
ndezim një llambadhë pashke”,
këtë e vura re përpara disa ditësh
që kur shuhej një llambadhë e
merrte dritën nga tjetra”.
Korresp. i Ngjallja