EmailFacebookKontakt

Takim për dialogun midis feve dhe kulturave

Takim për dialogun midis feve dhe kulturave
Në mars u zhvillua në Qipro takimi
“Dialogu midis feve dhe kulturave”, organi-
zuar nga Fondacioni Kulturor i Manastirit të
Kykkos, pranë Nikosias (në mjediset e të ci­
lit u zhvillua veprimtaria) dhe Universiteti i
Athinës. Mermin pjesë përfaqësues nga shu-
më kisha orthodhokse, si dhe shumë teologë.
Takimi u hap në praninë e Patriarkut të
Antiokisë, Ignatit IV, Kryepiskopit të Qipros,
Krisostomos dhe Presidentit Klerides.
Në dokumentin final, u nënvizua që,
dialogu midis feve dhe kulturave është mjeti
i vetëm jo vetëm për të parandaluar, por
gjithashtu edhe për të shëruar sëmundjet e
intolerancës dhe fanatizmit. Gjithë besimet
duhet të dënojnë energjikisht përdorimin e
dhunës në emër të fesë. Gjithashtu, në
dokument theksohet se, përdorimi i fesë për
qëllime nacionaliste nxit urrejtje ndërmjet
komuniteteve të ndryshme etnike.