EmailFacebookKontakt

Kishë në oborrin e Lubiankës

Kishë në oborrin e Lubiankës
Kohët e fundit, Patriku i Moskës Aleksej II, drejtoi
bekimin e një kishe ekzistuese, të mbyllur prej kohësh, të
ndërtuar në Lubianka, në oborrin e Drejtorisë së
Përgjithshme të KGB-së famëkeqe.
Kisha, që i kushtohet Shën Sofisë (Diturisë Hyjnore),
u ndërtua në vitin 1696 dhe ishte mbyllur pas Revolucionit,
kur u gjet brenda murit rrethues të drejtorisë së shërbimeve
sekrete ruse dhe për shumë vjet shërbeu si depo armësh.