EmailFacebookKontakt

Ikonat janë pronë vetëm e besimtarëve orthodhoksë

Ikonat janë pronë vetëm e besimtarëve orthodhoksë
-Vazhdon abuzimi i shtetit demokratik me sendet e shenjta të vjedhura
nga regjimi ateist monist –
Papa Thanasi – Klerik e atdhetar shembullor (1868-1928)
Sipas një njoftimi të shtypit, në Ankona të Italisë
është hapur një ekspozitë me 60 ikona dhe sende të
përdorimit liturgjik, gati të gjitha orthodhokse. Ajo
përmban ikona të Onufrit, Shpatarakut, Onufër
Qipriotit, vëllezërve Zografi etj. Ekspozita u përurua
nga Ministri ynë i Kulturës, Z. Tato dhe nga kryetari i
bashkisë së qytetit Italian.Pak kohë më parë një
ekspozitë e tillë ishte hapur edhe në Gjermani, me 70
ikona, e cila parashiohet të endet për disa vjet rrugëve
të Evropës.
Në të gjitha këto raste as që është marrë mundimi
të njoftohet Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë, pronarja e ligjshme e tyre, (ekziston shqetësimi,
se me to mund të ndodhë si me mjaft vlera të tjera, që
nuk u gjendet adresa). Ikonat dhe objektet liturgjike u
sekuestruan nga kishat dhe u përvetësuan nga shteti
monist ateist, i cili u përpoq të linte në heshtje vlerat e
tyre fetare, duke vënë në dukje vetëm ato kulturore,
po aq të rëndësishme.
Edhe qeveritë që pasuan pas vendosjes së

demokracisë, për fat të keq, qëlluan po aq ateiste sa
ajo moniste (ose edhe keqdashëse ndaj kërkesave të
drejta e të ligjshme të Komunitetit orthodhoks për
kthimin e tyre), dhe duke folur për vlerat e paçmuara
kulturore të tyre, këmbëngulën dhe vazhdojnë të
këmbëngulin që t’i mbajnë akoma pronë të shtetit
gjithçka që vodhi komunizmi nga kishat. Kështu, ata
bëhen bashkëpunëtorë në këtë vjedhje skandaloze,
ndërkohë që me fjalë ngjiren së shari 50 vitet e errëta
që kaluam.
Por, një gjë është e sigurt, këto vlera u krijuan në
shekuj nga besimtarët orthodhoksë, u pëlqen apo jo
kjo ateistëve e keqdashësve të të gjitha llojeve. Ato
janë shprehje të një besimi të thellë e të qëndrueshëm
në mijëvjeçarë të popullit tonë, besim që ka njohur një
ringjallje të mrekullueshme në vitet e fundit. Dhe, është
e sigurt, dhe për këtë askush të mos ketë iluzione, se
Komuniteti Orthodhoks nuk do pushojë kurrë së
kërkuari atë që i takon ligjërisht.
Korresp. i “Ngjallja ”