EmailFacebookKontakt

Kristofor martiri

Rridhte prej kanibalësh. U zu rob në
një betejë nga ushtria e Decit (v. 249 –
251). lu lut Krishtit, edhe pse i papagë-
zuar, që të mësonte gjuhën vendase, gjë
që u bë realitet sapo një engjëll i preku
buzët. Meqenëse tashmë ai fliste hapur
në favor të të krishterëve, u arrestua
nga një kompani e tërë prej dyqind
burrash, sepse ai ishte i pamposhtur në
forcën muskulare – madje në fytyrë
ngjante me qen, ndaj dhe disa herë në
ikona është pikturuar si “fytyrëqen” nga
keqkuptimi. Ushtarët besuan tek
Krishti, kur Kristofori, me lutje u shumoi
bukët e fundit që u kishin mbetur. Ata
kishin parë shkopin e tij të lëshonte
kërcej, edhe pse ishte i thatë!. Ndaj, u
pagëzuan që të gjithë në Antioki, së
bashku me shenjtorin, nga martiri i
shenjtë Babila (4 shtator). Kristofori (=
mbartës i Krishtit), i cili më parë quhej
Reprev (= i shëmtuar, i neveritshëm),
iu lut atyre ta çonin para Decit, i cili
ndodhej në Antioki. Ky dha urdhër dhe

mbi të vunë një peshë, e varën nga
flokët dhe e shpuan me shpata. Më pas,
ndërroi taktikë: U përpoq ta gënjente
me prostitutat Kaliniki dhe Akilina. Por
arriti të kundërtën: Këto të fundit u
kthyhen të krishtera! Akilina u var,
ashtu si edhe Kristofori më parë, ndërsa
Kaliniki, duke u shtirur se do të flijonte
tek idhujt, i rrëzoi ato. Të dyja gratë u
kaluan në hell dhe bashkëkremtohen të
njëjtën ditë me Kristoforin. Më pas iu
pre koka të dyqind ushtarëve. Idhujtarët
i veshën shenjtorit trim një veshje
metalike, e hodhën në zjarr dhe pastaj
në pus duke i varur në qafë një gur të
madh. Në të dyja rastet një engjëll e
ruajti të pacënuar, ndaj ata të turpëruar
i prenë kokën. Ai nderohet si mbrojtësi
i automobilistëve, sepse sipas një
gojëdhëne, ai rrinte në një lumë dhe si
hamall kalonte matanë udhëtarët duke
i mbajtur mbi supe, siç e kishte këshilluar
një murg. Kjo ndodhi edhe me Jisuin,
që iu paraqit si fëmijë.