Papa Thanasi –
(9 maj)At Thanasi ishte i biri i
Panajot Naskës, me origji-
në nga fshati Zhej i Gjiro-
kastrës. Pas një grindje me
sundimtarin turk të kra-
hinës, Panajoti së bashku
me farefisin e miqtë e vet,
u larguan familjarisht nga
Zheji dhe u vendosën në
fshatin Malëshovë të
Beratit. Por, duke mos e
ndier veten të sigurtë, pas
një viti përqëndrohen në
fshatin Paftal, rrëzë Shpi-
ragut.
Thanasi, i lindur në vitin
1868, ishte djali i tretë i Pa-
najotit. I ati e dërgoi në Be-
rat, ku pas shkollës fillore
greke, përfundoi edhe
shkollën qytetëse greke.
Ishte djalë me mendje të
mprehtë dhe punëtor. E
zotëronte mirë gjuhën
greke. Më pas mësoi edhe
mjeshtërinë e rrobaqepësit,
duke u bërë një zanatçi i
zoti. Jetonte në një shtëpi
të lagjes Mangalem në
Berat. Këtu dhe u martua.
Bashkëkohësit e kujto-
jnë Thanasin një burrë me
karakter të qëndrueshëm
dhe me kulturë për kohën.
Njëkohësisht ai ishte edhe
një besimtar i devotshëm i
krishterë orthodhoks, besim
që e kishte marrë jo vetëm
prej traditës familjare dhe
shkollimit, por para së gji-
thash, sepse ai ishte i tillë
në shpirtin e vet, që vetëm
ai dinte ta kuptonte dhe ta
shprehte.
Duke njohur formimin
kulturor dhe fetar të Thana
sit, Mitropoliti i Beratit, Va
sili, e thirri dhe i propozoi
detyrën e priftërisë në Ki-
shën e Shën Kollit të Pafta-
lit, meqenëse në këtë fshat,
që kishte 50 familje të kri-
shtera me 450 banorë, në
këtë kohë i mungonte prifti.
Thanasi e mirëpriti këtë
propozim të nderuar, por
fillimisht hezitoi. Por, kur
edhe me kërkesën e besim-
tarëve orthodhoksë të fsha-
tit, Mitropoliti e thirri për
herë të dytë, Thanasi pa
ngurim shkoi në fshatin
Paftal të Shpiragut, për ta
parë në vend kishën dhe
për të biseduar me banorë
të fshatit.
Thanasi u dorëzua me-
njëherë prift në kishën e
Shën Kollit të fshatit Paftal
në vitin 1902.
At Thanasi i shërbeu
me përkushtim besimit or
thodhoks për gati një çerek
shekulli. Gjatë këtyre vite-
ve të shërbimit në këtë ki-
shë, ai u bë një bari shpirtë-
ror shumë i dashur dhe i re-
spektuar, jo vetëm nga be-
simtarët e krishterë ortho-
dhoksë, por edhe nga ba
nord jo të krishterë të fsha
tit dhe të zonës përreth. Ai
ishte edhe një prift i më-
suar, me gjykim të shë-
ndoshë, tepër i rregullt dhe
i pastër, që e administronte
shumë mirë kishën dhe
detyrën e priftërisë, që i
këndonte me zë të ëmbël
dhe kumbues liturgjitë dhe
lutjet fetare, si në greqisht
edhe në gjuhën shqipe, që
fjala e Zotit të kuptohej
mirë prej besimtarëve.
Gjithashtu, Papa Tha
nasi, me ndjenjë atdhetarie,
megjithëse në kushte të
rënda të pushtimit osman,
kur tjala e shkruar shqipe
ishte e ndaluar rreptësisht,
u mësonte djemve të fshatit
në hajatin e kishës, që
shërbente edhe si shkollë
greke, shkrimin e këndimin
shqip. Ai përdorte për këtë
qëllim abetaret shqipe, të
cilat qarkullonin fshehurazi
(vijon në faqen 10)
Papa Thanasi – Klerik e atdhetar shembullor (1868-1928)
(vijon nga faqja 10)
dhe kalonin dorë më dorë. Këto i’
tërhiqte nga Berati prej Babë Dudë
Karbunarës, Vangjel Ndreçka, i cili
në bashkëpunim me mësuesin
Thanas Ndreçka (Paftali) i shpër-
ndante ato edhe në fshatra të tjerë
të krahinës së Shpiragut e deri në
Myzeqe. Kjo punë vazhdoi deri në
shpalljen e Pavarësisë Kombëtare,
kur u çel edhe në Paftal, në shtator
1913, një shkollë fillore shqipe,
ndërtuar në fund të oborrit të
kishës, ngjitur me mëngrën e vajit.
Por edhe në marrëdhëniet
shoqërore dhe familjare ai shquhej
për korrektësi, ndershmëri dhe
bujari. E kush nga bashkëfshatarët
e tij nuk i pati qarë hallin Papa
Thanasit, nuk këshillohej me të dhe
nuk gjente tek ai qetësinë shpirtë-
rore, përkrahjen morale apo edhe
ekonomike e bamirësinë e tij.
Me dashuri e besim të plotë te
Perëndia, Papa Thanasi shërbeu
në këtë kishë deri në fund të jetës
së tij. Ai vdiq më 3 shtator 1928 e
u varros me nderim të veçantë nga
i gjithë fshati, prapa ajodhimës së
kishës, ku varri është edhe sot i
ngritur.
Dionis Papa