EmailFacebookKontakt

I bekuar është shërbëtori, që Ai do ta gjejë zgjuar

Kryepiskopata e Tirades – (Jdhëtim i përbash kët përgjatë Javës së Madhe
I bekuar është shërbëtori, që Ai do ta gjejë zgjuar
Në mbrëmjen e së Dielës së
Dafmave, më dt. 28 prill, me Shër-
besën e Dhëndrit, që u celebrua
në Kishën e Ungjillëzimit në
Tiranë, filloi Java e Madhe, e cila
është java më e veçantë e vitit,
sepse është një përmbledhje e his-
torisë së shpëtimit të botës
nëpërmjet Jisu Krishtit.
Gjatë tri ditëve të para të saj ;
në mbrëmjen e së Dielës së Dafi-

nave, të Hënën e Madhe dhe të
Martën e Madhe kryhet Shërbesa
e Dhëndrit. Quhet kështu, se
psalmi i dhëndrit përmendet shpesh
gjatë shërbesës: «Ja ku vjen
Dhëndri në mes të natës. I bekuar
është shërbëtori, që Ai do ta gjejë
zgjuar. Por ai që gjendet në gjumë
do të gjykohet si i padenjë. Ki
kujdes, shpirti im, mos bjer në
gjumë, se do t’i drejtohesh vdekjes
dhe do të largohesh nga mbretëria.
Zgjohuni dhethërrisni: i Shenjtë, i
Shenjtë je Ti, o Perëndia ynë».
Etërit e kishës që formuluan
këtë himn janë frymëzuar nga pa-
ravolia e dhjetë virgjëreshave. Shër-
besat shoqërohen me litaninë dhe
vendosjen e ikonës në mes të ki-
shës, ndërkohë që dritat janë të fi-
kura, gjë që simbolizon se Ai do të
vijë në mes të natës dhe lum shër-
bëtorët, që do t’i gjejë zgjuar.
Shërbesa e Dhëndrit u kryesua
nga Kryepiskopi i Tiranës, Du-
rrësit dhe i gjithë Shqipërisë Fortlu-
mturia e Tij, Anastasi. Besimtarë
të shumtë kishin mbushur Kishën
e Ungjillëzimit në Tiranë.
Të Hënën e Madhe, më dt. 29
prill, në Kishën e Ungjillëzimit në
Tiranë, Kryepiskopi drejtoi Shë-
rbesën e dytë të Dhëndrit.
Të Martën e Madhe të Shenjtë,
më dt. 30 prill, u kremtua paravolia
edhjetë virgjëreshave, ecila nabën
që ta përqëndrojmë vëmendjen në
ardhjen eZotit. Duhet tëjemi vigji-
lentë dhe të gatshëm për ardhjen e
Tij. Këtë na e thonë edhe himnet e
shërbesës: “Le të përgatisim llam-
bat, sikurse bënë virgjëreshat e zgju-
ara të paravolisë”. Duhet që të rri-
më zgjuar, sepse nuk e dimë as ditën
e as orën kur do të vijë Biri i njeriut.
Në fund të Shërbesës, Fortlum-
turia e Tij Anastasi iu drejtua të
pranishmëve se, nga Ungjilli i
(Vijon nëfaqen 8)

(Vijon nga fciqja 5)
Shërbesës së sotme duhet të nxje-
rrim disa gjëra. Rrallë shohim që
Krishti të jetë kaq i ashpër me të
tjerët. Fjala që mbizotëron në Un-
gjillin e sotëm është : “Mjerë ju” e
kjo përsëritet shumë herë. Ajo nuk
iu drejtohet vetëm atyre që janë të
zhytur në mëkate, por u referohet
njerëzve, të cilët pretendonin se
qenë më të mirët e shoqërisë së
atëhershme, Farisenjve… Mos me-
ndoni se kjo dukuri ka të bëjë vetëm
me Izraelin e asaj kohe. Shpesh,
ky lloj besimi fetar mund të vihet
re edhe tek të krishterët. Kisha na
mëson që të ruhemi nga ai.
Të Mërkurën e Madhe të She-
njtë, më 1 Maj, kisha jonë kremton
gruan mëkatare që vajosi kokën e
Krishtit, si dhe tradhtinë e Judës.
Bëhet fjalë për dy njerëz, të cilët
kishin karakter të veçantë . E para
përfaqëson një shprehje të fortë
adhurimi e përkushtimi ndaj Zotit,
ndërsa i dyti, në një shpërthim
tragjik të pabesisë dhe zhgënjimit.
Kjo e kremte thekson dukshëm orët
e pësimit. Dikush vjen tek Zoti dhe
një tjetër largohet përfundimisht. *
Në fund të Shërbesës, Fortlu-
mturia e Tij Anastasi, tha: “Të jemi
shumë të kujdesshëm, në mënyrë
që ta ndjekim Krishtin ashtu siç du­
het, të mos jemi tepër të sigurtë për
virtytet, vendimet e gjykimet tona.
Një varg nga himni zbulon se çfarë
duhet që të kemi kujdes të gjithë
ne duke filluar që nga më të vegjëlit,
priftërinjtë, episkopët. Këtu që-
ndron e fshehta. Këtë dhurona, o
Shpëtimtar dhe shpëtona!”
Mbasditen e së mërkurës, në
Kishën e Shën Nikollës në Elbasan
u celebrua shërbesa e Vajit të Be­
kuar, që u krye nga Fortlumturia e
Tij Anastasi. Të shumtë ishin besi-
mtarët elbasanas që kishin mbu-
shur kishën dhe që në hyrje të saj
prisnin me padurim Fortlumturinë
e Tij. “Mirë se erdhët Kryehirësi!”
ishte afishuar mbi hyrjen e kishës,
ndërsa kambanat njoftonin mbë-
rritjen e Kryepiskopit.
Në fillim të Shërbesës, Krye-
piskopi iu drejtua besimtarëve të
pranishëm në kishë: “Është një gë-
zim i madh për mua që ndodhem
mes jush. Do të duheshin megafo-
në të fuqishëm, për të dëgjuar gjithë
besimtarët e shumtë që kanë ar-
dhur për të marë bekimin e madh
I bekuar është shërbëtori, që Ai do ta gjejë zgjuar
me anë të lyerjes me vajin e she-
njtë, për shërimin e shpirtit e trupif’.
Pas Shërbesës, një përfaqësi e Ri-
nisë Orthodhokse të Elbasanit, me
anën e një dhurate simbolike, i
shprehën Kryepiskopit Anastas
mirënjohjen e thellë për interesimin
dhe veprën e Tij.
Të Enjten e Madhe në mëngjes
kujtojmë katër ngjarje: 1-Jisui lan
këmbët e Dishepujve, 2-Jisui pa-
raqet kuptimin e Darkës Mistike,
3-Tradhtinë e Jisuit nga Juda, 4-Ago-
ninë e Krishtit në Gjethsemani.
Kjo Shërbesë u kryesua nga Krye-

piskopi Anastas, i cili iu drejtua besim-
tarëve që kishin mbushur kishën:
se në mënyrë të veçantë sot, me
devotshmëri dhe me ndjenjë, vijmë
tek ky Mister i madh i Falënderimit
Hyjnor, që është qendra e unitetit
e gjithë besimtarëve të gjitha kohë-
rave. Kjo na lidh me gjithë shenj-
torët dhe besimtarët, që sot nëpër
vende të ndryshme të botës e bazo-
jnë jetën e tyre në besimin dhe da-
shurinë e Krishtit. Qendra e unitetit
tonë është Misteri i Falënderimit
Hyjnor që kryhet nga Episkopët, të
cilët kanë trashëgiminë apostolike
dhe ua transmetojnë priftërinjve e
dhjakonëve, që kryejnë këtë mister”.
Pasdite, në Kishën e Ungjillë-
zimit, u zhvillua Shërbesa e Dy-
mbëdhjetë Ungjijve. Gjatë saj çdo
pasazh biblik flet për tradhtinë,
arrestimin, gjyqin , talljet, torturat
dhe vdekjen e Krishtit. Momenti
kulmor i kësaj shërbese ishte pas
këndimit të Ungjillit të Pestë, atë-
here kur procesioni i priftërinjve
nxori kryqin nga shenjtërorja dhe
e vendosi në mesin e kishës, duke
psalur: “Sot varet mbi dru ai që vari
botën midis ujërave, ai i cili është
mbret i engjejve është kurorëzuar
me gjemba”. Pastaj, besimtarët e
pranishëm iu falën me shprestari
Krishtit të mbërthyer në kryq.
Të Premten e Madhe paradite,
më dt. 3 maj, në Kishën e Ungji-
llëzimit u krye Shërbesa e Mbrë-
mësores së Madhe. Gjatë saj, pas
këndimit të Ungjillit, doli Epitafi në
mesin e kishës dhe mbi të u vu
Ungjilli dhe lule të shumta. Ajo u
kryesua nga Fortlumturia e Tij,
Anastasi, i Cili iu drejtua besimta-
rëve që kishin mbushur kishën: “Da-
shuria e Perëndisë për botën arrin
kulmin përmbi kryq. Këtu është
edhe përmbledhja e mesazhit të
Ungjillit që kisha na e sjell ne. Cila
është përgjegjësia e besimtarëve:
Le të lavdërojmë Perëndinë që na
zbuloi këtë mister kaq të madh. Le
ta falënderojmë, sepse pavarësisht
nga vështirësitë që kaloi ky vend,
përsëri me fuqinë e Kryqit besimi
lulëzoi. Ne kemi për detyrë që ta
rrisim këtë besim. Të rrisim
dashurinë tonë për të Kryqëzuarin
dhe të shprehim mirënjohjen tonë
për Të. Jo thjesht duke ndezur një
qiri ose një tufë me lule që do të
sjellim, por ka rëndësi që të ndezim
një llambadhë përkushtimi ndaj Tij.
Pasditen e së premtes, në Ki-
shën e Shën Nikollës në Kavajë, u
celebrua Shërbesa e Epitafit. Besi-
mtarët e qytetit të Kavajës kishin
mbushur mjediset e kishës së Shën
Nikollës, ndërsa kori i vajzave nën
drejtimin e studentit Harallamb
Tereziut me këngët e tij i uroi mirë-
seardhjen Kryepiskopit Anastas.
Pas këndimit të lavdërimeve, epitafi
i paraprirë nga llambadhat, eksap-
terët dhe procesioni i priftërinjve,
doli nga kisha dhe eci përgjatë
bulevardit kryesor të qytetit.
Besimtarë të shumtë me qirinj në
duar kishin mbushur të dyja anët e
rrugës. Procesioni shoqërohej nga
banda e qytetit.
Në përfundim të Shërbesës,
Kryepiskopi tha ndër të tjera: “Ta
falënderojmë Perëndinë që këto
dhjetë vjet na dhuroi lirinë dhe në
mënyrë të natyrshme mund të
festojmë këto ditë të shenjta ashtu
siç duhet. Le të marrim fuqi nga
Kryqi i Krishtit. Ata që nuk e njohin
fuqinë dhe bekimin e Kryqit nuk
mund ta gëzojnë bekimin e Tij…
Gëzohem shumë që këta dhjetë vjet
lindën kaq fëmijë. Sa nuk janë
pagëzuar akoma të përpiqen sa më
shpejt që të pagëzohen, që të kenë
fuqinë e Kryqit në zemrat e tyre…”
Edhe në Kishën e Ungjillëzimit
në Tiranë u zhvillua Shërbesa e
Epitafit. Ajo u kryesua nga
Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë,
Protopresviter Jani Trebicka.
Mbas këndimit të lavdërimeve, epi­
tafi doli përgjatë Rrugës së Kavajës
Mijëra besimtarë, me qirinj në duar
kishin mbushur trotuaret.
Të shtunën në darkë, në orën
23.00, mijëra e mijëra besimtarë e
qytetarë të Tiranës kishin mbushur
plot e përplot jo vetëm Kishën e
Ungjillëzimit dhe mjediset rreth saj,
por edhe Rrugën e Kavajës. Të gji-
thë prisnin me llambadha në duar.
Pasi Kryepiskopi ndezi llambadhën
e Tij, që ndriçoi në errësirën e Kishës,
duke simbolizuarjetën që rilind nga
varri i Shpëtimtarit, flaka u shpër-
nda qiri më qiri, tek të gjithë të
pranishmit, duke bërë të llamburiste
edhe më shumë mjedisi festiv. Pa­
staj i shoqëruar nga klerikët e tjerë
dhe kori, Fortlumturia e Tij u drejtua
nga podiumi, i cili siç është bërë
traditë ishte ngritur në Rrugën e
Kavajës, ku vazhdoi Shërbesa e
Ngjalljes dhe u lexua Mesazhi i Pa-
shkëve 2002, që ishte i përqendruar
në vlerat e pajtimit (botohet i plotë
në këtë numër ).
Pastaj, korteu u rikthye në
kishë, ku vazhdoi Liturgjia Hyjnore,
që kulmoi me marrjen e kungatës
nga besimtarët që kishin kre-
shmuar. Çdokush e çoi dritën që
mori në kishë në shtëpinë e tij, një
urim për mbarësi dhe shpresë për
një të ardhme më të mirë me
bekimin e Zotit tonë Jisu Krisht, që
u NGJALL SE VDEKURI!
A. Llukani
N. Mile