Zoti i Ngjallur na pret krahëhapur…
– Nga veprimtaritë e grupit të grave të Tiranës para e pas Pashkës 2002 –
Koha e Kreshmës së Madhe
ishte një periudhë e mbushur plot
përpjekje, dhembje e sakrifica për
gratë e grupit “Shërbimi i Dashu-
risë”, Tiranë.
Të mbledhura bashkë në
mësimet e katekizmit, ato merrnin
nektarin shpirtëror dhe e dërgonin
në shtëpitë e të sëmurëve dhe të
moshuarve e thellë në zemër dëgjo-
nin pëshpërimën e një zëri të ëmbël
“U sëmura dhe erdhët të më shihni”
(Matheu, kreu 25, vargu 35).
Me krah fluturash e buzë në
gaz ato vraponin tek femijët jetimë
dhe i ftonin të merrnin pjesë në
aktivitetet që organizonte grupi
rinor i Kishës nën drejtimin e
priftëreshës Fotini.
Në zyrë, gratë qëndronin deri
në mbrëmje dhe shpërndanin
veshmbathje e pako ushqimore për
të varfrit.
Me duart e tyre të palodhura
dhe me lutje shpirti, ato ngjyrosën
1600 kokrra vezë dhe gatuan me-
shët për ditët e Liturgjisë Hyjnore.
Barrën e lodhjes e lehtësonte i
njëjti zë i ngrohtë hyjnor, “Pata uri
e më dhatë të ha; pata etje e më
dhatë të pi. I zhveshur qeshë e më
veshtë” (Matheu, kr.25/35-36).
Dhe ja, Pashka, Dita e Madhe
e shumëpritur, erdhi. Ajo fshiu
djersët dhe mundimet e grave i
ktheu në bekim Perëndie. Me
këngën në buzë “Krishti u ngjall
së vdekuri, me vdekjen, vdekjen
shkeli” dhe me psalmet në zemër,
“Le të përqafojmë njëri-tjetrin dhe
t’i themi vëllezër edhe atyre që na
urrejnë”, gratë shpërndanë dhura-
tat e Pashkës në qindra familje të
varfra, tek jetimët, të sëmurët, të
moshuarit, të braktisurit, lypsat, të
verbrit, të burgosurit etj. Fondin e
këtyre ndihmave prej 600.000
lekësh të reja e dhuroi Ati ynë i
shtrenjtë, Kryepiskopi Anastas që
i drejton dhe inkurajon të gjithë
besimtarët në rrugën e vërtetë për
tek Krishti.
“Edhe kur të vij i Bir i Njeriut
ndë lavdi të tij (Matheu, kr. 25/31)
…do t’u thotë atyre që rrinë në të
djathtë të tij: Ejani të bekuarit e
tim Ati, trashëgoni mbretërinë që
është bërë gati për ju (Matheu,
25/34).
Le të lutemi pa ndërprerje të
ndodhemi në të djathtë të Zotit
tonë të ngjallur që na pret të
gjithëve krahëhapur… Amin.
Rajmonda Shqevi