EmailFacebookKontakt

Kisha ndihmon vajzat jetime

Shkodër
Kisha ndihmon vaj’zat jetime
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë, nëpërmjet zyrës
“Diakonia Agapes” përkrahu me-
ndimin e komunitetit të grave or­
thodhokse të Shkodrës, për t’i
ndihmuar vajzat jetime që banojnë
në konviktin e Shkollës së Mesme

Pedagogjike, duke i përfshirë ato
në një kurs rrobaqepsie. Kursi që
ka hyrë në fazën kryesore të tij,
synon që t’u mësojë vajzave
mënyrën e prerjes dhe qepjes së
teshave, me qëllim jo vetëm që t’i
shërbejë në jetë, por dhe t’u krijojë

mundësi për t’u punësuar nëpër
ndërmarrjet private, që sot ekzi-
stojnë po në këtë qytet. Kursi drej-
tohet nga një instruktore e speciali-
zuar, e cila ka të drejtë t’i pajisë
ato me licencë aftësie, si dëshmi
për të justifikuar punën dhe mu-
ndësinë e tyre për ta ushtruar këtë
profesion. Kursin e vijojnë 13 vaj-
za të cilat janë të pranishme.
Komuniteti i grave të Shkodrës,
gjithnjë me dëshirën e mirë, për t’i
futur ato në rrugën dinjitoze të
jetës, i ka afruar nëpër aktivitetet
që zhvillon, që të kenë besim tek
Perëndia dhe t’i luten Atij për t’u
dhënë forcë për të përballuar
veshtirësitë ku ndodhen.
Gjithashtu, për të sistemuar
këto vajza është bashkëpunuar me
Zyrën Rajonale të Punës dhe
shpresohet se një pjesë prej tyre
do t’i punësojë. Dy prej tyre janë
punësuar dhe pritet përgjigjja për
punësime të tjera.
Luiza Vujoshi