SHBA
Ndihma e kishave
orthodhokse për palestinezët
Fondi Orthodhoks
për Ndihmën Ndërko-
mbëtare (IOCC), shoqa-
të humanitare e kontro-
lluar nga Konferenca
permanente e Episkopë-
ve Orthodhoksë kanoni-
kë të Amerikës (SCOBA),
ka nisur që të zbatojë një
plan emergjence, për të
parandaluar katastro-
fën humanitare që po
ndodh në territoret
palestineze.
Shqetësimi është ve-
çanërisht për disa fsha-
tra plotësisht të izoluar
dhe pa prani ndërko-
mbëtare.
Projekti, prej 2,6 mi
lion dollarësh, parashi
kon realizimin e një pro
grami zhvillimi 2-vjeçar,
që do krijojë mundësinë
për të hapur shkolla dhe
klinika dhe përmirësuar
shërbimet publike në 24
fshatra palestineze rro-
tull Jeninit, Nablusit
dhe Ramallahut, fshatra
shumica e të cilëve ndo-
dhen të rrethuar nga
forcat ushtarake izra-
elite.
Një ndër objektivat
kryesorë të programit,
është krijimi i më shumë
se 3 mijë vendeve të
punës në Cisjordani, ku
gati gjysma e popullsisë
jeton nën pragun e
varfërisë dhe rreth 40
për qind janë të papunë.
IOCC është e njohur
për programet e ndih-
mat që ka dhënë jo ve-
tëm në Lindjen e Mes-
me, por edhe në Rusi,
Shqipëri, në vendet e ish
– Jugosllavisë etj.