Nën presionin e
ekspansionit me anë të
proselitizmit
Në një deklaratë të episkopit orthodhoks Hilarion
të Donetskut (Patriarkana e Moskës), dhënë nga
agjencia ukrahinase e lajmeve, protestohet kundër
krijimit të eksarkatit uniat të Kishës Katolike, për
rajonet e Harkovit dhe Donetskut. Sipas tij nuk ka
asnjë arsye për këtë veprim, pasi në këto zona
praktikisht nuk ka uniate. Ndaj, kjo është dukshëm
një rast i ri ekspansioni katolik në pjesën tradicio-
nalisht orthodhokse të Ukrahinës. Gjithashtu, ky
vendim është marrë në mënyrë të fshehtë, pa i bërë
asnjë njoftim paraprak kishës orthodhokse.