EmailFacebookKontakt

Tradita e krijimit dhe e ruajtjes së dokumentave në manastiret dhe kishat orthodhokse

Nga Dr. Kujtim Nuro
Tradita e krijimit dhe e
ruajtjes së dokumentave në
manastiret dhe kishat
orthodhokse
Arkivat janë thesari
më me vlerë i një kombi.
Ato kryejnë një funksion
mjaft të rëndësishëm,
duke krijuar lidhje midis
së kaluarës dhe së ardh-
mes.
Megjithëse kishat e
manastiret, në shekujt e
parë të kristianizimit e
më vonë nuk mundën t’u
shpëtonin diegieve dhe
grabitjeve, për historinë
e arkivave të tyre, në Ar-
kivin Qendror të Shtetit
Shtetit, është kodiku i
Beratit që njihet në bo-
tën shkencore me emër-
timin Codex Purpureus.
Zellin më të madh e
kanë treguar murgjit,
priftërinjtë, por edhe
laikët. Kodikët i merr-
nin me vete për t’i lexu-
ar, por me kusht që t’i
kthenin përsëri. Në qof-
të se nuk i kthenin ki­
shin mallkimin e Pera-
ndorisë dhe të 318 etër-
ve të shenjtë.

ndodhet një pasuri e
madhe dokumentare, e
cila hedh dritë mbi kriji-
min dhe veprimtarinë që
ato kanë zhvilluar në pe-
riudha të ndryshme his-
torike. Ato ishin të paji-
sura me biblioteka, ku
murgjit e shkonin jetën
duke shkruar vepra, ose
duke kopjuar autorët më
të vjetër. Gjatë sundimit
të Perandorisë Bizanti-
ne, nga fundi i shekullit
VI, Perandori Justinian
lëshoi një urdhër për
kopjimin, mbledhjen e
grumbullimin e doku­
mentave në qendra të
përshtatshme. Një do-
kument i kësaj periudhe
që ka arritur deri në
ditët tona dhe që ruhet
në Arkivin Qendror të
Kjo është edhe një nga
arsyet, që deri në ditët
tona kanë arritur të
ruhen rreth 100 kodikë.
Tradita e krijimit të
dokumentave dhe e ru­
ajtjes së tyre ka vazh-
duar edhe gjatë sheku-
jve IX – XIX. Murgjit fi-
lluan të përpilonin doku-
menta, listat e peran-
dorëve, të mbretërve, të
princërve, të shkruanin
kronika etj.
Pranë kishave për ar­
kivat kishtare u krijuan
edhe arkivat e këshilla-
ve të enorive. Në këto ar-
kiva u grumbulluan dhe
u ruajtën përveç atyre me
karakter ekonomik edhe
dokumenta lidhur me
ndërtimin e zbukurimin
(vijon në faqen 10)

Tradita e krijimit dhe e ruajtjes së dokumentave
në manastiret dhe kishat orthodhokse
(vijon nga faqja 9)
e ndërtesave kishtare, të cilat
shërbejnë sot si burime të
historisë së artit mesjetar. Në
shekujt XI- XII manastiret e
kishat filluan të ndërtonin azile,
shtëpi pritjeje për pelegrinët. U
krijuan organizata të tjera
mirëbërëse, të cilat morën
emrin institucione të bekuara.
Edhe pranë këtyre institucio-
neve u krijuan arkiva, të cilat
garantonin sigurimin e
dokumentave të tyre si ato mbi
lindjet, vdekjet, sëmundjet,
pasurinë e tundshme dhe të
patundshme të organizatave,
mbi shkollat etj.
Patrikana e Kostandinopojës
arkivit i dha një rëndësi të ma-
dhe. Një nga nëpunësit më të
rëndësishëm të saj ishte harto-
fillaku i madh, i cili administro-
nte arkivat e bibliotekat. Nga
shek. IX roli i tyre rritet dhe ky
bëhet zëvendësi kryesor i Patri-
kut. Në këto arkiva ruheshin ur-
dhëresat perandorake, proto-
kollet e mbledhjeve, të gjyqeve,
shkrime të ndryshme të saj etj.
Për periudhën e mesjetës
shqiptare janë ruajtur një
numër i kufizuar dokumentash
arkivore, si pranë Patrikanës së
Ohrit, mitropolive të Gjiro-
kastrës, Beratit, Korçës, Elba-
sanit, zëvendësisë mitropoli-
tane të Durrësit, si dhe pranë
shumë manastireve e kishave.
Arkivat e Patrikanës së Oh­
rit kanë qenë shumë të pasura

me kode, dokumenta dhe dorë-
shkrime në gjuhë të ndryshme.
Më vonë ky arkiv – bibliotekë u
transferua ne Episkopatën e
Selasforit (sot Zvezda e Korçës),
por mbas prishjes së kësaj, u
çuan në mitropolinë e Korçës
dhe që andej pjesën më të ma-
dhe e tërhoqi Patrikana e Ko-
nstandinopojës, kurse pjesa
tjetër mendohet se ka humbur.
Në kishën e Katedrales së
qytetit të Ohrit kishte mbetur
një pjesë e vogël e këtyre do­
kumentave, të cilat i ka botuar
Peshkopi i Beratit, Anthim
Aleksudhi, në shek. XIX.
Për periudhën ndërmjet
shek. XVII deri në XIX, doku-
mentacioni që është ruajtur në
kishat e manastiret e vendit
tonë dhe që ruhet pranë AQSH,
mund të themi se është i plotë.
Kështu, arkivi i mitropolisë së
Beratit përfshin vitet 1781 deri

më 1942, i Elbasanit 1681 deri
1935, manastiri i Kamenës së
Gjirokastrës 1640 deri më 1870,
mitropolia e Korçës më 1710
deri 1967 etj. Duke u mbështe-
tur në këtë dokumentacion të
gjerë mund të nxjerrim përfun-
dimin, se sekretari i mitropoli-
së, arkivisti i manastirit apo
prifti i një kishe kryenin mjaft
detyra për krijimin e ruajtjen e
dokumentave. Ata ruanin ko-
rrespondencën që këmbehej
midis mitropolisë dhe Patri-
kanës, midis mitropolisë dhe
institucioneve vartëse të saj,
mbanin dokumentat mbi llo-
garitë, të ardhurat dhe të pri-
shurat, që kontrolloheshin në
fund të çdo viti dhe vërtetohe-
shin nga igumeni për mana­
stirin; libri i dhuratave që i
bënin besnikët kishës, testame-
ntet, lindjet, pagëzimet, vde­
kjet, gjykimet që bënte gjyqi
kishtar për çështje të ndryshme
të besnikëve, si divorcet apo
mosmarrëveshje të tjera, ç’ki-
shërimet, llogaritë për shkollat
që funksiononin pranë mitropo-
live apo në manastire, për emë-
rim priftërinjsh apo transferim
apo emërtim enorish, kronika
për sëmundje, për thatësirat,
për tërmetet, regjistra pronash
të manastireve apo dhënie e
tyre me qira, letërkëmbim me
organet e pushtetit turk etj.
Në kodikun e Madh të Kor-
çës gjejmë edhe një sërë rre-
gullash për hartimin dhe ruaj-
tjen e dokumentave të institu­
cioneve fetare, ku në krye të ty­
re qëndronte dhimojerondia nën
drejtimin e mitropolitit. Asnjë
çështje nuk referohej pa kërkesë
me shkrim, me përjashtim të
disa çështjeve shpirtërore, për
të cilat arkiereu mund të marrë
njoftim gojarisht. Këto çështje
në mbledhjen e saj shqyrto-
heshin sipas rendit kronologjik
dhe sipas numrit rendor të pro-
tokolleve. Dhimojerondia vërte-
tonte shkresa kujdestarie, testa-
mente, çertifikata etj. (Neni 4).
Pesëmbëdhjetë ditë para
mbarimit të vitit, eforët, duke
mbyllur llogaritë i dorëzonin
regjistrat komisionit kontro-
llues dhe mbas këtij veprimi i
kalonin në arkiv.
Për drejtimin e veprimtarisë
së kishave zgjidheshin çdo vit
dhe dy epitropë. Këta mbanin
me anë të një regjistri të rre-
gullt veshjet dhe orenditë e Ki-
shës. Dhuratat i mbanin në re­
gjistra më vete. Gjithashtu mba­
nin edhe një regjistër llogarie,
të numëruar çdo faqe, ku në
fund të vitit nënshkruanin epi-
tropët dhe vërtetonte arkiereu.
…Ndërsa në kodikun e ko-
rrespondencës së Mitropolisë së
Drinopolit (Gjirokastër), për
vitet 1891-1897 gjejmë për
shembull tarifat për hartimin e
dokumentave të ndryshëm: Çdo
kërkesë për çdo lloj çështje 5
grosh. Regjistrimi për lindje,
vdekje, pagëzim, dasmë, 5, 10,
20 grosh. Dhënie leje për t’u
martuar 25, 35, 45 groshë. Për
zgjidhje martese 100 – 300
groshë… Procesverbalet fir-
moseshin nga kryetari, 4 anëta-
rët e këshillit, sekretari e
vuloseshin.
Kodikë si ato që përmendëm
më lart gjejmë në shumë kisha
dhe manastire të vendit, ndërsa
një pjesë e mirë e tyre është
zhdukur.
Arkivat kishtare dhe ma-
nastiriale që trashëguam për-
bëjnë një dokumentacion me
peshë në fondin tonë arkivor
shtetëror. Pa të fondi arkivor do
të ishte shumë i varfër, ashtu siç
mund të themi se po të arrinin
të plota në ditët tona arkivat
kishtare e manastiriale mesje-
tare shqiptare, ky fond do të
ishte shumë herë më i pasur.