EmailFacebookKontakt

Si llogaritet Pashka

Si LLOGARITET PASHKA
Fjala Pashkë do të thotë kalim. Pashka
është përkthimi i §alës hebraike “Fashek”,
që në gjuhën greke (pashka) do të thotë
kalim. Siç përmendet edhe në librin e
Eksodit (12:11), termi Pashkë bën fjalë
kryesisht për ngjarjen e daljes së izraelitëve
nga Egjipti, dhe shpëtimit të popullit të
Perëndisë gjatë natës së Eksodit. Mbas
vendosjes së hebrenjve në tokën e premtuar
në Palestinë, festimi i Pashkës ishte ngjarja
më e rëndësishme e popullit të zgjedhur të
Perëndisë. Pashka festohej në datën 15 të
muajit Nisan, si përkujtimi i daljes nga
skllavëria e Egjiptit dhe e kalimit të Detit
të Kuq. Në vigjilje të festës, pra të Premten
në datën 14 të Nisanit, therrej qengji dhe
të shtunën, festohej Pashka. Therrja dhe
gjaku i qengjit kishin një rëndësi qendrore
(Eksodi 12:3-13).
Pashka Judaike ishte si prototip i
ngjarjeve të mëvonshme të jetës së Jisuit.
Jisu Krishti e festoi Pashkën të enjten në
mbrëmje, pra në datën 13 të muajit Nisan,
gjatë Darkës Mistike. Të nesërmen në datën
14 të muajit Nisan “qengji i Perëndisë” u
sakrifikua (u kryqëzua). Mund të themi se
Pashka Judaike ishte festa përkujtimore e
eksodit ndërsa Pashka Kristiane ishte
përkujtimi dhe përjetimi i Ngjalljes së
Krishtit, i cili u sakrifikua në kryq për
shpëtimin e njerëzimit.
Në rastin e Pashkës Judaike kemi
kalimin nga skllavëria e Egjiptit, ndërsa me
Pashkën Kristiane kemi kalimin nga
robërimi i mëkatit, në Ngjalljen. Qengji
simbolizon Krishtin, ndërsa gjaku i qengjit
simbolizon gjakun e Krishtit. Kalimi i Detit
të Kuq simbolizon Pagëzimin e Shenjtë dhe
kalimin nga robëria e mëkatit.
Pashka kremtohej në muajin Nisan dhe
ishte një festë e lëvizshme. Hebrenjtë për-
dornin Kalendarin Hënor. Numri i ditëve
ndërmjet çdo hëne të plotë (muaji hënor)
nuk është i njëjtë me atë të Kalendarit
Diellor.
Prandaj, për të korrigjuar këtë,
kalendarët e vjetër vendosën një periudhë
të quajtur Epakt, me qëllim që të
harmonizonin Kalendarin Hënor me atë
Diellor.
Këto Epakte të llogaritura nga Kisha
Orthodhokse ndryshojnë me ato të
llogaritura nga Kisha e Perëndimit, sepse
këto të fundit nuk e zbatojnë vendimin e
Sinodit të I-rë Ekumenik të Nikeas, që thotë
se: “Pashka nuk duhet të paraprijë ose të
bjerë në Pashkën Judaike”.
Sinodi vendosi që Pashka do të
kremtohej në të Dielën e parë pas hënës së
(vijon në faqen 8)

Si LLOGARITET
Pashka
(vijon nga faqja 7)
plotë të Ekuinoksit Pranveror,
që bie ndërmjet 21 Marsit dhe
19 Prillit.
Por në vitin 1582, me futjen
e kalendarit të ri Grigorian,
filloi një kapitull i ri i llogaritjes
së Pashkës. Data e Ekuinoksit
Pranveror, pra 21 Marsi sipas
kalendarit Julian, tashmë me
kalendarin e ri Grigorian është
11 Marsi. Kjo gjë shkaktoi edhe
ndryshime në përllogaritjen e
Pashkës. Dihet që kalendari i ri,
u adoptua nga të gjitha Kishat
e perëndimit dhe vetëm mbas
disa shekujsh filloi të përhapej
në lindje. Në vitin 1924 kale­
ndari i ri u adoptua nga shumi-
ca e kishave lindore.
Nëse festa e Pashkës duhet
të kremtohet çdo vit në të Dielën
e parë mbas hënës së plotë të
Ekuinoksit Pranveror (kjo do të
thotë që data e Pashkës mund
të lëvizë në një periudhë 35
ditëshe, nga 22 Marsi -15 Prill.
Po pse kjo formulë nuk përkon
me traditën e sotme Orthodho-
kse? Arsyeja është se në kishat
Orthodhokse funksionojnë dy
kalendarë.
Kishat që kanë adoptuar
kalendarin e ri, bëjnë një
veprim të vetëdijshëm. Për të
ruajtur unitetin e Kishës, ato e
llogarisin Pashkën sipas
kalendarit të vjetër, i cili ka një
ndryshim prej 13 ditësh nga
kalendari i ri. Kështu që
ndryshimi prej 35 ditësh që i
korrespondon kalendarit Julian
në datën 22 Mars – 25 Prill, në
kalendarin e ri kjo periudhë
korrespondon me datën 4 Prill
– 8 Maj në qoftë se Ekuinoksi
Pranveror nuk është caktuar
sipas kalendarit të ri, të cilin
përdorim, por sipas kalendarit
të vjetër. Dita e Pashkës është
caktuar, që të gjitha Kishat
Orthodhokse ta kremtojnë në të
njëjtën ditë.
Kisha është e detyruar ta
përllogarisë Pashkën të Dielën
e parë pas hënës së plotë, pas
Ekuinoksit Pranveror dhe së
dyti Pashka nuk duhet të bjerë
në një ditë me Pashkën Judaike.
Andrea Llukani