EmailFacebookKontakt

Shenjtorët dhe Kryqi

Shenjtorët dhe Kryqi
Apostulli i shenjtë Pavli thotë: “Po për mua qoftë
larg të mburrem për tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë
Jisu Krisht, me anë të të cilit bota është kryqëzuar tek
unë, edhe unë te bota”. (Gal. 6:14).
Apostulli i shenjtë Petro u dënua me vdekje në kryq,
ashtu si Zoti. Por kaq shumë e nderonte shenjën e kryqit
saqë u lutej xhelatëve të tij: “Nuk jam i denjë të më
kryqëzoni në këmbë, si Krishtin tim. Ai u kryqëzua kështu
që të shikojë në tokë, sepse do të shkonte në Had për të
shpëtuar shpirtërat që gjenden aty. Mua, veçse, të më
kryqëzoni me kokën poshtë, që të shikoj qiellin, ku pritet
të shkoj”.
Apostulli i shenjtë Andrea i parëthirruri, kur qëndroi
përballë kryqit të martirizimit të tij (i formës X), thirri me
druajtje dhe emocion: “Gëzohu, kryq, që me trupin e
Krishtit u shenjtërove dhe me pjesët e Tij si me
margaritarë, u stolise! Para se të mbërthehej mbi ty Zoti
im, ishe i frikshëm për njerëzit. Veçse tani, të gjithë
besimtarët e dinë se sa hir është i fshehur brenda teje. Pa
frikë dhe me gëzim po të afrohem. I gatshëm pranomë
edhe ti, mua nxënësin e Krishtit të kryqëzuar… O Kryq i
lumur e i shtrenjtë, merrmë nga njerëzit dhe dorëzomë te
Mësuesi im!”.
Shën Qirilli i Jerusalemit: “Të mos kemi turp për
Kryqin e Krishtit. Dhe, nëse tjetri ka turp dhe e fsheh, ti
bëje kryqin tënd hapur, për ta parë demonët këtë shenjë
të mbretit Krisht dhe të ikin larg duke u dridhur. Madje,
bëje shenjën e kryqit shpesh, kur ha, kur pi, kur rri, kur
shtrihesh, kur ngrihesh, kur flet, kur ecën, me pak Qalë,
në çdo rast. Sepse, ai që kryqëzohet këtu në tokë, gjendet
shpirtërisht lart në qiell… Mbrojtja është e madhe. Falas
e marrin të varfërit dhe pa mund të sëmurët, sepse hiri i
Tij vjen nga Perëndia. Eshtë shenjë e besimtarëve dhe
tmerr i demonëve”.