EmailFacebookKontakt

Thirrje e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

THIRRJE
e Sinodit të Shenjtë
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Ne, anëtarët e Sinodit të Shenjtë të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë ndjekim me dhembje tragjedinë që
po luhet në Tokën e Shenjtë, aty ku lindi
dhe predikoi Krishti, “Princi i Paqes”. Me
përgjegjshmërinë e shërbesës sonë si
ambasadorë të paqes, u bëjmë thirrje të
gjithë atyre që kanë përgjegjësinë, të gjejnë
kurajo dhe urtësi për ta ndalur këtë gjak-
derdhje të tmerrshme dhe të sigurohen
kushtet që të gjithë banorët e rajonit të
rrojnë në paqe, me drejtësi dhe dinjitet.
Me lutje të thellë, mbështesim
vëllazërisht Patrikanën Orthodhokse të
Jerusalemit, mbrojtësen e nderuar të
thesareve të shenjta të Kishës sonë, dhe
grigjën e saj që është duke vuajtur.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë
besimtarëve që, sidomos në Shërbesën e
Përshëndetjeve, t’i luten Zotit, që paqja e
pajtimi dhe jo urrejtja të bëhen frymëzues
të jetës së banorëve në Tokën e Shenjtë.
I lutemi Zotit tonë të Kryqëzuar dhe të
Ngjallur, sjellësit të paqes thelbësore, që t’u
japë të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë
konflikt, urtësi e tolerancë për të gjetur
rrugëdaljen, ku të respektohet e drejta dhe
shenjtëria e jetës së çdo njeriu dhe çdo
populli, pavarësisht nga origjina dhe bindjet
fetare.
Tiranë, më 12.4.2002