Nderim për psaltin
Petro Ketri
Në mars të këtij
viti, ndërroi jetë
psalti Petro Ketri.
Ai kishte nisur të
këndonte në Ki-
shën e Ungjillëzi-
mit në Tiranë, që
në ditët e para të
rihapjes së saj (ki
shte psalur edhe
para mbylljes së kishave). Gjithçka e bënte
vullnetarisht, dhe ishte shumë korrekt, me
gjithë moshën e kaluar.
Çdo të diel dhe në të kremtet e rëndë-
sishme, xha Petroja vinte rregullisht në
kishë, falej përpara ikonave dhe pastaj
zinte vend tek psaltiri dhe këndonte me
zërin e tij të pakët, por melodioz.
Së fundi, ai psalte në kishën e Shën
Prokopit, ku lexonte dhe Ungjillin. Ishte
duke u kthyer nga Liturgjia Hyjnore e të
dielës, kur i ra një infrakt, dhe me gjithë
shtrimin në spital, nuk qe e mundur të
shpëtonte.
Mungesa e tij ra në sy të besimtarëve
në të dielën që pasoi dhe ata mbajtën
heshtje dhe u lutën që shpirti i tij të prehet
pranë Perëndisë.
Nasi Hobdari