E diela e Orthodhoksisë
– Kryepiskopi Anastas meshoi për besimtarët orthodhoksë të Laçit –
Të Dielën e Orthodhoksisë, besimtarët
orthodhoksë të qytetit të Laçit do të kishin
dy të papritura mjaft të këndshme.
Mundësinë për të marrë pjesë në qytetin e
tyre në Liturgjinë Hyjnore të së kremtes
dhe faktin se atë e celebroi vetë Fort-
lumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas (Kjo
ishte hera e dytë që meshohej për banorët
e këtij qyteti).
Liturgjia u krye në sallën e kulturës së
qytetit, të marrë me qira. Prej vitesh, me
kujdesin e Kryepi-
skopit, në qyetetin
e Laçit u ble një
truall, për të ngri-
tur kishë ortho-
dhokse. Ajo do të
shërbente për
rreth 100 familjet
orthodhokse të
qytetit (afro500
besimtarë). Por,
deri tani ka qenë
e pamundur të
merret leja e ndër-
timit nga autoritetet lokale, të cilat kanë
gjetur lloj lloj justifikimesh për të mos e
lejuar, duke treguar qartë, se arsyeja e
vërtetë e ndalimit janë paragjykimet
fetare.
Në shërbesë, krahas Fortlumturisë së
Tij, celebruan edheAt Jovani, At Aleksi dhe
dhjakonët Ilia Mazniku e Emanuel Lusha.
Në fund, Kryepiskopi, duke iu drejtuar mbi
njëqind besimtarëve të pranishëm, tha se
orthodhoksët nuk janë të huaj për zonën,
sepse krishterimi në Shqipëri ka rrënjë të
lashta dhe komuniteti orthodhoks, më i
madhi i vendit, ka qenë gjithmonë i
pranishëm edhe në veri. Pastaj Ai u ndal
në problemin e truallit dhe pengimit për
të ndërtuar kishën, duke theksuar se
komuniteti orthodhoks i Laçit duhet ta
ketë këtë të drejtë, dhe kjo do të ishte në
dobi të të gjithë banorëve të qytetit, sepse
midis tyre nuk ka dallime. Këtë e kemi
dëshmuar në kohë krizash që ka kaluar
vendi, si për shembull në vitin 1997 apo
gjatë krizës kosovare të vitti 1999. Në
vijim, Kryepiskopi Anastas u ndal në
kuptimin dhe rëndësisë të së kremtes së
Orthodhoksisë, që
shënoi fundin e
luftës kundër iko-
nave të shenjta.
Por, sot vërehet
një dukuri tjetër –
ajo e vjedhjes dhe
dëmtimit të tyre,
në një kohë që
shumë kisha të
reja i kemi ende pa
ikona.
Në përfundim
të qëndrimit në
qytetin e Laçit, Kryepiskopi vizitoi truallin
e blerë nga Kisha jonë, si dhe
bashkëbisedoi me besimtarët e pranishëm.
Duhet thënë, se prej kohësh në qytetin
e Laçit, me kujdesin e Kryepiskopit
Anastas, kanë punuar dy katekistë, të
ndihmuar edhe nga motra Dhimitra, I.
Mazniku dhe E. Lusha, të cilët kanë
zhvilluar mësime fetare si me të rriturit
ashtu edhe me të rinjtë e fëmijët. Mësimet
bëhen në mjedise të marra me qira, deri
në ngritjen e kishës së re, e cila do ketë
dhe ambientet e nevojshme ndihmëse.
Korresp. i “Ngjallja”