EmailFacebookKontakt

“… u kryqëzove me dashje nga njeridashja”

“… u kryqëzove me dashje nga njeridashja”
Duke qenë Mbret i qiellit dhe i
tokës, o i Pakuptueshëm, u kryqë-
zove me dashje nga njeridashja; këtë
kur e takoi Ferri poshtë, u hidhërua,
dhe kur e pritën shpirtrat e të Drej-
tëve, u ngazëlluan. Dhe, kur të pa
Adami në më të poshtmet, Ty, Kriju-
esin, u ngjall. O çudi! Si shijoi vdekje
jeta e të gjithëve? Veç, siç deshi vetë,
për të ndriçuar botën, e cila thërret
e thotë: 0 Zot, që u ngjalle së vdeku-
rish, lavdi më Ty. Si u mbërtheve
mbi Kryq, o jeta e të gjithëve, dhe u
numërove me të vdekurit, o Zot i
pavdekshëm, u ngjalle pas tri ditësh,
o Shpëtimtar, dhe ngrite Adamin
nga prishja; prandaj Fuqitë e Qiejve
të thërrisnin, o Jetëdhënës: Lavdi
pësimeve të tua, o Krisht; lavdi
Ngjalljes tënde; lavdi pranimit tënd
me dashje, o i vetmi njeridashës.
Kur u mbërtheve mbi drurin e
Kryqit, atëherë vdiq pushteti i armi-
kut; krijesa u trondit nga frika jote
dhe Ferri u plaçkit nga pushteti yt;
të vdekurit i ngjalle nga varret dhe
Kusarit i çele Parajsën. O Krisht,
Perëndia ynë, lavdi më Ty.
Me Kryqin tënd shfuqizove mall-
kimin e drurit; me Varrimin tënd vra-
ve pushtetin e vdekjes; dhe me Ngri-
tjen tënde ndriçove gjininë e njerëz-
ve. Prandaj po të thërresim: Mirë-
bërës Krisht, Perëndia ynë, lavdi më
Ty . *
(Nga Shërbesa e Ngjalljes)