EmailFacebookKontakt

Prej dheut në qiell na shpuri Krishti…

PREJ DHEUT
NE QIELL NA SHPURI
KRISHTI…
Me përshëndetjen
gazmore “Krishti u
Ngjall!”, e kremtojmë ne
të krishterët Pashkën.
Kjo fjalë përmbledh në
vetvete kuptimin e
thellë të Ngjalljes së
Krishtit. Në Dhiatën e
Vjetër fjala Pashkë ka
kuptimin e daljes së po-
pullit të Perëndisë nga
robëria e Egjiptit, drejt
lirisë. Kisha përdor këtë
term për të shpallur
Pashkën e re, të cilën e
përuroi Krishti me pësi-
min, Kryqin dhe Ngja­
lljen e Tij. Dhe me të
Krishti vulosi Dhiatën e
Re të dashurisë, duke
udhëhequr popullin që
do ta pasonte në një jetë
të re të lirisë, të fitores
përfundimtare mbi fuqi-
të e errësirës dhe të vde-
kjes, “Pashkë e Zotit,
Pashkë”, këndojmë, se
“prej vdekjes në jetë dhe
prej dheut në qiell na
shpuri Krishti Perëndia
ynë, duke kënduar him-
ne fitoreje”.
Me Ngjalljen e Krishtit
u krye një kalim i dyfi-
shtë. Së pari, u plotësua
kalimi i Perëndisë drejt
njerëzimit, shpëtimi i
gjinisë njerëzore, që nisi
me lindjen e Zotit tonë
Jisu Krisht. Së dyti, me
Ngjalljen bëhet i mun-
dur edhe kalimi i njeri-
ut drejt Perëndisë, drejt
një udhe të re, që përfun-
dimisht shpie në bash-
kimin me Të, në Hyjnizi-
min e njeriut. Me Ngjall­
jen “lindi një jetë e re, një
lloj i ri jetese, një ndry-
shim i vetë natyrës so-
në”. Mbi këtë siguri të
Ngjalljes u mbështet
tërë besimi, pëiyoja dhe
dëshmia e Kishës sonë,
sepse “Po të mos ngjallej
Krishti, i kotë do të ishte
besimi ynë”.
Gjinia njerëzore mund
të ndeshet akoma me
vdekjen dhe frymërat
vdekjeprurëse të padrej-
tësisë, të urrejtjes, të
mëkatit, por vetë vdekja
është mundur një herë e
mirë, ajo është shkelur
me vdekjen dhe me
Ngjalljen e të Tërëfu-
qishmit, Zotit të gjithë-
sisë, Jisu Krishtit. Dhe ai
që bashkohet me Të, me
anën e besimit, dashurisë
dhe hirit të mistereve të
Kishës së Trupit të Tij, do
ta mundë edhe ai vdekjen
dhe gjithçka lidhet me të
dhe do të nxjerrë erën e
keqe të saj.
Me Ngjalljen “krem-
tojmë vdekjen e vdekjes,
rrë zimin e ferrit, nisjen
e një jete tjetër dhe
himnojmë me ngazëlli-
me shkaktarin” dhe psa-
lim: “U ndriçua gjithësia
me ngjalljen tënde, o
Krisht”.