Manastiri i Shën Vlashit
Seminar me mësuesit e katekizmit
të Kishës sonë
Për tri ditë, nga 6-8 mars,
në mjediset e Akademisë
Teologjike, në Manastirin e
Shën Vlashit, Durrës, u mblo-
dhën 20 katekistë orthodhoksë
nga i gjithë vendi.
Takimi përfshiu referime
nga teologë e katekistë, si
“Kujdesi në jetën shpirtërore”,
nga At Luka Veroni; “Histo-
riku i zhvillimit të katekizmit
në 10 vjetët e fundit”, nga dhja-
kon Ilia Mazniku; “Metoda e
punës së katekizmit”, nga
Emanuel Lusha; nga At Efremi
etj. Temat u shoqëruan me dis-
kutime në sallë dhe rrahje
mendimesh në orët e lira.
Gjithashtu, programi i taki-
mit u shkri me shërbesat e
shenjta, me veprimtari kultu-
rore, si dhe me shfaqje filmi.