EmailFacebookKontakt

Mik i madh dhe i sinqertë

Mik i madh dhe i sinqertë
Më 21 tetor të vitit të kaluar
ndërroi jetë z. Georgios Pa-
pazahos, Profesor i Fakultetit
të Mjeksësisë në Universitetin
e Athinës. I paharruari prof.
Papazahos u lind në vitin 1935,
në fshatin Smokovo të Kardhi-
sës. Ishte nxënës i shkëlqyer në
gjimnazin e Trikallas ashtu dhe
student i Fakultetit Theologjik
të Athinës. Si student u mor
edhe me katekizëm. Punoi në
Misionarizmin e Shenjtë të Ja-
shtëm dhe ishte drejtor i konvi-
ktit të studentëve afrikanë që
kishte krijuar Kryepiskopi
Anastas (atëherë Arkimandrit).
Më pas, z. Papazahos studioi
mjekësi në Universitetin e
Athinës dhe u specializua në
Londër. Për shumë vite punoi
në Spitalin Popullor të Athinës.
Dallohej për metodikën e tij të
mësimdhënies dhe për dashuri-

në ndaj stuentëve. Kur ai jepte
mësim, auditori i Mjekësisë
mbushej plot e përplot. Ishte
njeri i lutjes dhe i besimit të
thellë dhe merrte pjesë shpesh
në misteret e Kishës.
Në vendin tonë ai erdhi në
vitin 1991, për të shoqëruar
Imzot Anastasin, në vizitën e tij
të parë si Eksark. Që atëhere,
ai i qëndroi afër Kishës sonë
gjatë gjithë rritjes së saj, duke
dhënë një kontribut të çmuar
shpirtëror, si mjek (ka ndihmu-
ar edhe me seminare etj.) dhe
për të mbledhur ndihma. Një
kontribut të veçantë ai dha për
ngritjen e Qendrës Diagnostike
“Ungjillëzimi”, në Tiranë.
I paharruar do mbetet edhe
për shumë shqiptarë, pa dallim
besimi, që i kuroi e ndihmoi me
një humanizëm të thellë.