CILAT JANE PERIUDHAT E CAKTUARAPisa fjalë për kreshmën
PER
KRESHME
Çdo i krishterë është mirë të kreshmojë gjatë
periudhave të caktuara nga Kisha jonë. Ato
janë si vijon:
1- Çdo të Mërkurë e të Premte
2- Kreshma e madhe e Pashkëve
3- E Apostujve të Shenjtë
4- E Hyjlindëses së Shenjtë (1-15 gusht)
5- Kreshma e Krishtlindjeve
Gjithashtu, është mirë të mbajmë
kreshmë gjatë festave të mëposhtme, çfarëdo
dite që të bien, me përjashtim të së shtunës
dhe të së Dielës, që ndërpresim kreshmën me
uaj dhe me verë.
1- Më 5 janar, para Epifanisë se Zotit
2- 29 gusht, Prerja e Kryes së Shën Joan
Pagëzorit
3- 14 shtator, e Ngritjes së Kryqit të
Nderuar
4- 24 dhjetor, par a Krishtlindjeve
Nëse rastis ndonjë festë fetare të Hënën e
Pastër ose gjatë Javës së Madhe të Pashkëve,
kreshma nuk ndërpritet.
Për uitin 2002, të Lidhurit e Mishit ishte në
datën 10 mars dhe të Djathit më 17 mars. E Hëna
e Bardhë ishte më 18 Mars. E diela e Dafinave
është më 28 prill, ndërsa Pashka më 5 Maj.
Për Kreshmën e Pashkëve
duhet të dimë se:
– Nuk hahet mish, peshk, bulmet, vezë gjatë
gjithë kohëzgjatjes së saj
– Peshk hahet vetëm më 25 Mars, e kremtja e
Ungjillëzimit dhe në të Dielën e Dafinave
– Lejohet ngrënia e “frutave të detit” (midhje,
oktapodhë, sepje kallamarë)
– Nëse është e mundur kreshma mbahet pa
ngrënë vaj ditët e javës (ose të paktën të premteve
dhe të mërkurave), ndërsa të shtunave dhe të
dielave përdoret gjithmonë vaji (me përjashtim
të së Shtunës së Madhe)
– Verë pihet vetëm të shtunave dhe të dielave
– Kushdo që ka probleme shëndetësore apo të
tjera, që nuk e lejojnë ta mbajë kreshmën, duhet
të bisedojë me a tin shpirtëror.