EmailFacebookKontakt

Grabiten disa kisha në një natë

Kolonjë
Grabiten disa kisha në një natë
– Autorët sërish të panjohur për policinë –
Në natën duke u gdhirë e
shtuna, 9 mars, në rrethin e
Kolonjës u grabitën 3 kisha
orthodhokse; ato të Rehovës,
Borovës dhe vetë Ersekës. Në
to janë vjedhur sipas policisë 67
mijë lekë të dhëna nga be-
simtarët.
Ende policia nuk ka arritur
të zbulojë autorët, por ajo që të
le një shije mjaft të hidhur
është mënyra e organizuar e
dhunimit të tyre, pasi kishat
janë relativisht larg njëra-
tjetrës dhe interesi financiar i
grabitjes nuk është aq i madh
sa spektakolariteti i vjedhjes së
kryer. Kisha e Shën Nikollës, Saraqinishtë, e vjedhur kohët e fundit